Një avion i vogël privat ka kryer ditën e sotme ulje të detyruar në Vermosh.
Nga njoftimet e para bëhet me dije se deri më tani nuk ka të lënduar.
Sipas burimeve avioni ka pësuar defekt në ajër dhe kj e ka detyruar të bëjë ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit. Nga informacionet paraprake në avionin e vogël privat ka qenë piloti dhe një pasagjer, por që nuk kanë marrë lëndime.
Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit./Opinion.al