Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim do të takoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lajmi konfirmohet nga burimet dhe bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në orën 16:00. Ky është takimi i parë pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.
Ky takim vjen pas trazirave të cilat nuk kanë qenë të zakonshme dhe normale për partinë opozitare më të madhe në vend.
Kujtojmë se një kusht i SHBA-ve artikuluar nga ambasadorja Kim ka qenë që ish-kryeministri Sali Berisha, zgjedhur deputet nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të selisë blu. Pak kohë më parë SHBA e ka shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata./Opinion.al