Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi gruas së dhunuar:Nuk dua që të përfundoj me disa plumba,kam fëmijë

2021/09/21 at 10:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi gruas së dhunuar:Nuk dua që të përfundoj me disa plumba,kam fëmijë

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë dhunën kafshërore ndaj një gruaje dhe gjithçka e filmuar në video. Por çfarë ndodhi pas denoncimit të zonjës së rrahur nga ish-bashkëjetuesi? Zonja tregoi se pas denoncimit, ish-partneri, Ervin Hysolli, u shoqërua në komisariatin numër 3, ku u mbajt vetëm dy orë dhe më pas u la i lirë.

“Ka ardhur nëna e tij, motra e tij dhe më kanë thënë bëj kujdes se është durim mashkulli. Më ka dalë përpara me makinë. Ka qenë me prindërit. Kam ikur me vrap. Më ka shtyrë, më ka marrë djalin dhe i kam thënë “e di që e ke thyer urdhrin e mbrojtje”. Kujtova se ma mori djalin në atë moment, por nga ideja se mora telefonin në dorë, dhe vendosa numrin e policisë, por nuk e bëra sepse kam pasur frikë, kam pasur pasiguri. Mendoj se edhe unë do përfundoj në një kanal si të gjitha femrat që përfundojnë. Në atë çfarë kam përjetuar unë, besoj se ai person është i aftë që të më vrasë. Nuk dua që të përfundoj me disa plumba në trupin tim sepse kam dy fëmijë”, tregoi mes lotësh gruaja.

Prokuroria, që gjykoi masën e arrestit, vendosi në shkelje me Kodin Penal, hetimin në gjendje të lirë të Ervinit. Ndërkohë gjykata u mjaftua vetëm me një urdhër mbrojtjeje, që u dha në datën 3 Mars për një vit.

Arjana Muçaj, Pedagoge e psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale shpjegon, se kjo ngjarje do të ketë pasoja, tek djali adoleshent, që mund të kthehet në një të rritur të dhunshëm.

“Ky është një fëmijë që do të rritet me traumë, do të marrë ndihmën e duhur nga profesionistë të fushës. Ai ka një model me të cilin përballet çdo ditë. Është modeli i dhunës dhe në të ardhmen mund të jetë një njeri i dhunshëm, por mund të jetë edhe një adoleshent i dhunshëm, sepse e shikon dhunën si një mjet për të dalë nga situata”, u shpreh psikologia.

Ajo thotë, se nëna dhe dy fëmijët kanë nevojë për ndihmë, pasi një urdhër mbrojtjeje nuk mjafton. Sipas Muçajt duhet, që institucionet të reagojnë, për të shmangur tragjeditë.

“Institucionet të bëjnë detyrën e tyre. Mirë është të kuptojnë që dhuna në familje është prezente, do të jetë prezente, por ne duhet të dimë si ta shmangim dhe ta reduktojmë atë, në një farë mënyre ta paralajmërojmë atë”, tha psikologia./ Tv Klan

Etiketa: Grua e dhunuarstop

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Pas votimit të qeverisë, Kim takon Lindita Nikollën në Kryesinë e Kuvendit

Yuri Kim:SHBA, kundër korrupsionit edhe kur përfshihen politikanë të lartë

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Puna dhe dashuria, çfarë kanë parashikuar yjet ditën e sotme

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Ulen sërish temperaturat, si do jetë moti për sot

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com