Deputeti Erjon Braçe ka publikuar paraditen e së dielës fototgrafitë e një vinçi në një pallat në ndërtim. Në foto shihen edhe disa punëtorë që qëndrojnë mbi vinç, ndërkohë që ish-Zv.Kryeministri shprehet se kjo është e rrezikshme jo vetëm për punëtorët, por edhe për kalimtarët dhe banorët e pallateve ngjitur.
“Dite te diele, ne mes te dites dhe, me njerez qe levizin ne zonen me te populluar, poshte dy pale vincave e ku njeri po ndihmon te zgjatet tjetri!
Kaq pak vlen jeta? Per ata punetoret aty lart e per cdokend qe leviz poshte; Madje dhe per ata qe banojne ne pallatet ngjitur”, shkruan Braçe. Kujtojmë se pas largimit nga qeveria, zëri kritik i deputetit Braçe duket se është bërë edhe më prezent në rrjet, çka evidentohet edhe në komentet e qytetarëve ndaj tij./Opinion.al