Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvillime dramatike në aeroportin e Kabulit

2021/08/20 at 9:54 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvillime dramatike në aeroportin e Kabulit

Përreth aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, vazhdon të mbizotërojë kaosi. Mijëra vetë dynden në territorin e aeroportit për të siguruar një vend në avionët e evakuimit.


Gjenerali i Bundeswehr-it Jens Arlt, i cili drejton misionin gjerman të evakuimit, bën fjalë për skena dramatike. „Eshtë gjithçka shumë, shumë e trazuar”, e përshkroi Arlt gjendjen në një konferencë shtypi on-line nga Kabuli. “Ju shihni sytë e dëshpëruar të shtetasve nga kombe të ndryshme, që thjeshtë përpiqen, të depërtojnë në mjediset e brendshme të aeroportit.”

Gjenerali raporton për unazat e kontrollit të islamistëve taliban përreth aeroportit dhe hyrjeve të tij, që mbahen të kontrolluara nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Njerëzve u duhet fillimisht të arrijnë në territorin e jashtëm të aeroportit. Po ashtu në qytet janë vendosur postblloqe.

 

Ndihmësit lokal të organizatave gjermane të ndihmës njoftojnë, se rrugët janë të bllokuara e pjesërisht të pakalueshme. Përveç kësaj ushtarët e SHBA-së nuk i lejojnë ata të kalojnë, thonë dy punonjës lokal për agjencinë e lajmeve DPA. “Ushtarët amerikanë lejojnë të kalojnë vetëm njerëzit e tyre.” Një tjetër punonjës deklaron, se është përpjekur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 02:00 të mëngjesit për të arritur në aeroport. Një ushtar i SHBA-së i ka thënë, se duhet të vijë dikush që të verifikojë dhe të vërtetojë, se vërtetë ka punuar për gjermanët. Vazhdimisht dëgjohen të shtëna në ajër. Eshtë hedhur edhe gaz lotësjellës. Vetëm pak gazetarë të huaj ndodhen në vendngjarje, ndër ta reporterja e CNN Clarissa Ward. Ajo shprehet për një „tornado marrëzie” duke përshkruar afganët e dëshpëruar që i hedhin fëmijët e tyre përtej gardhit të aeroportit, në mënyrë që ata të jenë në siguri. Militantët talibanë ndodhen rrugëve me kamzhik dhe armë, për të mos i lejuar njerëzit të largohen.

“Jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”

Mijëra njerëz – vendas dhe nga kombe të tjera – dynden për në mjediset e aeroportit, me shpresë të gjejnë ndonjë avion për t’u larguar nga vendi. “Kam ardhur me fëmijët e mi dhe familjen në aeroport”, thotë një burrë, që deri vonë ka punuar për një organizatë të huaj joqeveritare. Ushtarët e SHBA-së dhe talibanët kanë qëlluar. Megjithatë njerëzit përpiqen të futen në aeroport, sepse e dinë, që jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”. Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë, se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.

Me sulmin e tyre talibanët të dielën (15.08) morën faktikisht pushtetin në Hindukush. Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001. Gjermania, SHBA-ja dhe shtete të tjera ndërkohë po evakuojnë shtetasit e tyre dhe ndihmësit afgan të organizatave të tyre. Ushtria e SHBA-së, sipas të dhënave të veta, është e mobilizuar në aeroport me rreth 5200 ushtarë./DW



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Thirrë,situata e zjarreve në vend

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Pritet ndëhyrja nga ajri në Fushë Arrëz

Shtyhet fillimi i shkollës, Kushi: Viti i ri shkollor nis më 27 shtator

Shtyhet fillimi i shkollës, Kushi: Viti i ri shkollor nis më 27 shtator

Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}