Rihana është tashmë pjesë e klubit të miliarderëve. Ky fakt u zbulua nga renditja e Forbes që e ka përfshirë artisten në renditjen e saj të miliarderëve falë aseteve prej një miliard e 700 milion dollarë.
Rihana është gjithashtu muzikantja femër më e pasur në botë. Shumica e pasurisë së saj megjithatë, nuk vjen nga muzika. Pjesa më e madhe, rreth një miliard e 400 milion, vjen nga linja e saj e kozmetikës Fenty Beauty, ku ajo zotëron 50% të aksioneve, pastaj është kompania e saj e të brendshmeve Savage x Fenty, e vlerësuar në 270 milion dollarë dhe më në fund të ardhurat nga karriera e saj si muzikante dhe aktore.
Artistja është gjithashtu një nga të famshmet që ka përfituar nga rrjetet sociale për të ndërtuar markën e saj të bukurisë. Në fakt, ajo ka mbi njëqind milionë ndjekës si në Instagram ashtu edhe në Tëitter./Opinion.al