Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”.
Shtetasi, i cili është identifikuar me inicialet Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al