Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka baba…kriminel!

2021/06/27 at 1:53 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka baba…kriminel!

Ka baba…kriminel!


Një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipërisë, nga ata që ka çdo gjë, karrierën e dikurshme profesionale, të tashmen e ndritur dhe trashëgiminë nga një familje e shquar intelektuale tiranase më tregonte një ditë për një “konflikt” me vajzën e tij studente në Boconi.

“Desha ti blej një makinë modeste, me çmim rreth 20 mijë euro që ta kishte, ndërsa bënte studimet. Për të vajtur në shkollë, për tu kthyer në shtëpi, për të shkuar diku për ndonjë fundjavë. Mirëpo sa ia shfaqa gocës këtë ide refuzoi në mënyrë kategorike”- tha biznesmeni. Dhe dy kishin qenë arsyet, sipas vajzës së tij, që e bënin dhuratën e padëshiruar. E para, ishte transporti publik italian shumë i zhvilluar, që plotësonte nevojën e transportit në çdo cep të Milanos apo Italisë.

Dhe e dyta, e më e rëndësishmja, ishte mentaliteti i shokëve e shoqeve të studentes shqiptare, me të cilin do ti duhej të ballafaqohej, “mirë makinën ta bleu babi, po ti vetë, çfarë do blesh me forcat e tua”?!

Niveli i transportit publik në Shqipëri është ky që e dimë e përjetojmë të gjithë, megjithë përmirësimet, ndaj nuk ka pse të zgjatemi shumë në këtë aspekt.

Dallimi mes kulturave, mentaliteteve, mënyrës së edukimit, kjo po, meriton një ndalesë. Për çfarë punon një njeri i zakonshëm me një karrierë normale? Cili është produkti final, bilanci përfundimtar i jetës produktive të tij? Me përjashtim të atyre që janë të suksesshëm në biznes, të tjerët që e kalojnë jetë e tyre si rrogëtarë të zakonshëm, nëse arrijnë të kenë një makinë të mirë dhe një shtëpi të tyren, me të drejtë mund të quhen të suksesshëm. Edhe llogaritjet e konfirmojnë këtë. Nëse merr një makinë të re me kredi kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 5 vite. Nëse merr një shtëpi të re me kredi, kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 25-30 vite. Afërsisht aq sa është edhe periudha efektive në punë. Mirëpo çndodh me shumë prindër shqiptarë biznesmenë e zyrtarë të korruptuar?!

Të paaftë për të edukuar fëmijët sikurse duhet, me ndjenjën e përulësisë, modestisë, korrektesës, mirësjelljes shoqërore, empatisë e mirëkuptimit shoqëror bëjnë të kundërtën e saj. Kthejnë kokën pas e bëjnë retrospektiva të vuajtjeve e defiçiteve të tyre materiale dhe si kompensim “ngopin” fëmijët me to. Pra i edukojnë keq, duke i bombarduar me të mira materiale. Iu blejnë makina të shtrenjta, aparate celularë të fundit, apartamente të mëdhenj e komodë, aksesorë të ndryshëm që dëshmojnë jetë luksoze etj etj. I çojnë me pushime në çdo vend të botës, iu japin karta krediti pa limit. Duke vepruar në këtë mënyrë, fëmijët e tyre janë të dhënë pas jetës vanitoze e të demotivuar me të drejtë. Sepse refuzimi, duke i thënë babait ” faleminderit , por nuk mund ta pranoj dhuratën tënde” është një shprehje që dëgjohet rrallë, shumë rrallë, dhe kjo varet pra nga edukimi familjar, nga trashëgimia familjare. Si do të edukohet i riu në familje do të varet nëse do jetë i ndershëm dhe i drejtë apo do të jetë egoist dhe i mbyllur në interesat të tij të ngushta.

Kurse po të thuash “ka baba çun” dhe turresh ti plotësosh çdo dëshirë është e sigurtë që një ditë do të të duhet të thuash “ka baba… kriminel”.

Etiketa: Ka babakriminel


Ju sugjerojmë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Para
Rama: Beteja me Lelin do vazhdojë, ta harrojë se do të shkëputem nga Vlora

Rama: Beteja me Lelin do vazhdojë, ta harrojë se do të shkëputem nga Vlora

Ngjarja në Velipojë, vriten anëtarë të 2 familjeve dhe kamerieri i lokalit

Ngjarja në Velipojë, si është gjendja e dy të plagosurve

“Trushpëlarë”, Basha-Braçes: Peshku qelbet nga koka!

“Trushpëlarë", Basha-Braçes: Peshku qelbet nga koka!
















TE FUNDIT

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në...

Lexo më shumë

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
29 Shtator, 2025

Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin...

Lexo më shumë

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
29 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Shtator, 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë prezente që në orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com