Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania e Trump nën kërcënimin e akuzave penale

2021/06/26 at 9:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania e Trump nën kërcënimin e akuzave penale

Prokurorët në Manhatan po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj organizatës së ish-Presidentit Trump, pas një hetimi të gjatë lidhur me transaksionet e tij të biznesit.


Gazeta New York Times, duke cituar burime me njohuri mbi këto zhvillime, shkruan se akuzat mund të ngrihen që në fillim të javës tjetër lidhur me përfitime që kompania u ofron drejtuesve të lartë, si apartamente, makina e pagesa për studimet universitare apo në shkolla private.

Avokati i organizatës Trump, Ron Fischetti tha se kishte zhvilluar një bisedë përmes lidhjes me kompiuter me zyrën e Prokurorit të Manhatanit, Cyrus Roberts Vance të enjten në përpjekje për t’i bindur të mos ngrenë akuza penale ndaj kompanisë, por shtoi se akuzat janë të pritshme.

“Nëse ngrihen akuza të tilla, janë tërësisht absurde dhe të pashembullta. E gjithë kjo po bëhet vetëm për t’u hakmarrë ndaj Donald Trumpit,” tha ai të premten në komente për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Ne do të deklarojmë pafajësinë dhe do të paraqesim kërkesë që akuzat të mos merren parasysh për hapje procesi gjyqësor”.

Zyra e Prokurorit të Distriktit në Manhatan nuk pranoi të bënte komente.

Deri tani procesi i gjatë hetimor nuk ka rezultuar në akuza. Prokurorët kanë kohë që analizojnë dokumentacionin fiskal të ish-presidentit, kanë paraqitur urdhra gjykate për nxjerrjen e dokumenteve dhe kanë intervistuar dëshmitarë që kanë punuar nga afër me ish-presidentin si dhe drejtues të kompanisë.

Zyrtarë të rendit që janë në dieni të procesit thonë se hetimet kanë arritur një pikë kritike. Një juri e madhe u thirr kohët e fundit për të analizuar provat dhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James tha se do të emërojë dy juristë të punojnë me zotin Vance në këtë proces hetimor.

Procesi hetimor është përqëndruar pjesërisht tek shefi i financave të organizatës Trump, Allen Weisselberg.

73-vjeçari Weisselberg është në vëmendje pasi janë ngritur pikëpyetje për faktin se i biri ka përdorur një apartament në pronësi të kompanisë Trump me kosto të ulët ose falas, si dhe ka pikëpyetje për pagesat e shkollimit në institucione private për nipat e zotit Weisselberg.

Avokatja e zotit Weisselberg, Mary Mulligan, nuk iu përgjigj kërkesës për komente të premten.

Praktika e shpërblimit të punonjësve më të vlerësuar me dhurata të çmueshme nuk është e paligjshme, por në shumë raste këto dhurata taksohen si pjesë e të ardhurave të individit. Zoti Fischetti tha se do të ishte keqinterpretim i ligjit nga prokurorët nëse ngrenë akuza lidhur me këto shpërblime e dhurata.

“Kemi analizuar raste në një periudhë 100 vjeçare dhe nuk kemi gjetur asnjë shembull kur një punonjës është shpallur nën akuza për marrje dhuratash,” tha ai. Ai shtoi se që një akt i tillë të ishte shkelje ligji, do të duhej të ishte bërë për interes të kompanisë dhe me dijeninë e kompanisë. Prokurorët nuk kanë prova të tilla”./VOA

Etiketa: kompanitrump


Ju sugjerojmë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Para
International Herald Tribune 1980/Leka Zogu I mori azil politik në Egjipt

International Herald Tribune 1980/Leka Zogu I mori azil politik në Egjipt

Arrestohen 4 “fermerët” e kanabisit  në Kurbin, në pranga dhe një grua

Arrestohen 4 “fermerët” e kanabisit në Kurbin, në pranga dhe një grua

Del nga rruga, përfundon në korsinë e autobusit,shoferja plagos këmbësorët

EMRAT/ Përplasi për vdekje 82-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë
















TE FUNDIT

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}