Bjellorusia ka liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.
Duket se Lukashenko ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga BE dhe është tërhequr një hap pas.
Kujtojmë se gazetari Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikonte deri në 15 vite burg. Gazetari ka qenë në arrati derisa Bjellorusia e lokalizoi duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius dhe e detyroi për të bërë një ulje me detyrim në Minsk.
Fill pasi shkeli tokën bjelloruse, Protasevich dhe e dashura e tij u arrestuan. Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.
Gjithsesi Protasevich është ende në gjykim në Bjellorusi dhe sërish ekziston rreziku për t’u dënuar./Opinion.al