Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar ditën e sotme trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Bëhet me dije se Nertina Kosova do të jetë kryesuese apo relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët që do të e gjykojnë.
Kujtojmë se në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Vetë Llalla e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit./Opinion.al