Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi prej një miliard dollarësh ndaj Kinës, Evropa ndihmon Malin e Zi

2021/06/22 at 12:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Borxhi prej një miliard dollarësh ndaj Kinës, Evropa ndihmon Malin e Zi

Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh.


Këtë borxh, Mali i Zi e kishte marrë për një projekt të diskutueshëm të autostradës. Ministri malazez i Financave, Millojko Spajiç, tha se kredia me interes të ulët nga institucioni financiar do t’i mundësojë Qeverisë malazeze të bëjë kursime dhe të ulë normat e interesit. Spajiç tha se nuk mund ta zbulojë huadhënësin, por shtoi se bisedimet janë “në fazën e fundit”.

Ai i bëri këto komente më 17 qershor, para Komisionit parlamentar për Financa dhe Buxhet. Një burim i Bashkimit Evropian konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për sigurimin e kredisë është në proces të përfundimit dhe se ajo do të nënshkruhet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Marrëveshja mund t’u japë fund pasigurive të vazhdueshme rreth borxhit në Mal të Zi dhe marrëdhënieve të këtij vendi me BE-në. Autostrada, e cila nuk ka përfunduar ende, dhe borxhi për të cilën Mali i Zi ka marrë kredi nga Banka Export-Import e Kinës, janë në qendër të një debati të nxehtë për ndikimin e Kinës në Evropë.

Prania e Kinës në Ballkan duket e madhe dhe është rritur viteve të fundit.

Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekini – gjë që mund të komplikojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes dhe shpresat e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në BE.

Stefan Vlladisavlev, analist në Fondin për Përsosmëri Politike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se rifinancimi i borxhit të Malit të Zi do ta ndihmojë luftën kundër ndikimit në rritje të Kinës në Ballkan.

“Mali i Zi është më i rëndësishëm për BE-në sesa është për Pekinin. Kjo [kredi] është një hap i arsyeshëm për Brukselin”, thotë Vlladisavlev.

Por, sipas tij, BE-ja po ndërhyn për të ndihmuar Podgoricën që t’i stabilizojë financat, vetëm pasi zyrtarët malazezë i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme ndihmë.

“Përgjigjja duhet të jetë më vendimtare”, thotë Vlladisavlev.

“Megjithatë, është gjë e mirë që BE-ja po kërkon një mekanizëm të mundshëm për ta ndihmuar Malin e Zi dhe kjo duhet të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të bllokut [në Ballkan]”, shton ai.

Borxhi i autostradës
Mali i Zi ka huazuar një miliard dollarë nga Kina në vitin 2014, për të financuar pjesën e parë të autostradës prej 163 kilometrash, për në Serbinë fqinje.

Vetë projekti është i ndarë në tre seksione, ndërsa huaja kineze mbulon vetëm 41 kilometrat e parë. Seksioni i parë i autostradës fillimisht është dashur të përfundojë në vitin 2019, por vonesat në ndërtim dhe pandemia COVID-19 e kanë shtyrë afatin deri më 30 nëntor. Pavarësisht dështimit të disa studimeve të fizibilitetit, projekti e ka marrë dritën jeshile nga qeveria e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviç, e cila ka marrë huanë masive kineze për të financuar autostradën.

Gjukanoviç është tani president i Malit të Zi, ndërsa qeveria aktuale – e cila është votuar në muajin dhjetor – përbëhet nga partitë e opozitës, që kryesisht e kanë kundërshtuar projektin e autostradës dhe tani kërkojnë zgjidhje financiare për borxhin në rritje. Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç i ka shprehur publikisht shqetësimet për borxhin ndaj Kinës në muajin mars. Atëbotë, ai u ka thënë ligjvënësve malazezë se BE-ja duhet të ndihmojë në shlyerjen e huasë, për ta mbrojtur Malin e Zi prej varësisë nga Kina.

BE-ja, megjithatë, nuk ka pranuar të ndihmojë drejtpërdrejt me huanë, por agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar më 11 qershor se Brukseli po përpiqet të mbështetet në një kombinim midis Bankës gjermane të Kredive të Rindërtimit, Agjencisë franceze të Zhvillimit dhe bankës CDP në Itali, për të ndihmuar Malin e Zi.

Qeveria e Malit të Zi – një koalicion me një diferencë të vogël në parlament – aktualisht po lufton me një mori çështjesh politike dhe ekonomike, derisa përpiqet të stabilizojë edhe financat e saj. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e këtij vendi, e cila varet nga turizmi, është tkurrur për 15.2 për qind në vitin 2020, për shkak të kufizimeve në udhëtime të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Por, parashikimet aktuale tregojnë se ekonomia e Malit të Zi mund të rritet për 9 për qind në vitin 2021.

Kina mban afërsisht një të katërtën e borxhit të përgjithshëm të Malit të Zi, i cili ka arritur në 103 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm, vitin e kaluar. Pekini është pajtuar që të shtyjë pagesën e këstit të parë të huasë nga Mali i Zi. Kjo pagesë fillimisht është dashur të bëhet në korrik, por është shtyrë për në fund të vitit 2022.

Kina dhe Bashkimi Evropian
Gjetja e një zgjidhjeje për problemet ekonomike të Malit të Zi është një test për qëndrimin e Brukselit në Ballkan dhe për gatishmërinë e BE-së për t’iu kundërvënë gjurmëve të Kinës në këtë rajon, thonë analistët.

“Nuk ka dyshim se Kina është faktori kryesor që udhëheq vendimmarrjen e BE-së”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vuk Vuksanoviç, studiues në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Mali i Zi mund të jetë një [fitore] gjeopolitike e lehtë, por shumë e madhe për Kinën në rajon. Dëmtimi i interesave të BE-së në rajon do të jetë i pariparueshëm nëse ajo nuk ndërhyn”, thotë ai.

Mali i Zi, i cili është bërë shtet i pavarur kur është shkëputur nga Serbia në vitin 2006, është anëtarësuar në NATO në vitin 2017 dhe po punon për të marrë dritën jeshile për anëtarësim në BE. Si shumë vende në rajon, Mali i Zi gjithashtu ka lidhje të forta me Rusinë dhe i është drejtuar Kinës gjithnjë e më shumë, për investime dhe ndërtim të infrastrukturës. Vuksanoviç thotë se kredibiliteti i BE-së në rajon do të varet nga mënyra se si Brukseli vazhdon ta ndihmojë fqinjin e tij të vogël në Ballkan.

“Kjo i jep Qeverisë malazeze më shumë hapësirë për të marrë frymë dhe një manovrim më të mirë në trajtimin e borxheve ndaj Kinës”.

“Megjithatë, Kina nuk është tërësisht humbëse këtu. Le të mos harrojmë se ajo do të paguhet në fund”, thotë Vuksanoviç./REL

Etiketa: europmali i zirajonRE


Ju sugjerojmë

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
Kronikë

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

10 Gusht, 2025 3:11 pm
Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
Rajoni

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

10 Gusht, 2025 2:59 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gaza

10 Gusht, 2025 2:35 pm
Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës
Kronikë

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës

10 Gusht, 2025 2:24 pm
Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan
Rajoni

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

10 Gusht, 2025 2:10 pm
Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det
Aktualitet

Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det

10 Gusht, 2025 2:03 pm
Në prag të takimit me Trump, Putin godet me raketa Ukrainën
Bota

Në prag të takimit me Trump, Putin godet me raketa Ukrainën

10 Gusht, 2025 1:40 pm
Medvedev: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë SHBA për t’i dhënë fund luftës
Bota

Medvedev: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë SHBA për t’i dhënë fund luftës

10 Gusht, 2025 1:36 pm
Vidhte në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës
Kronikë

Vidhte në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës

10 Gusht, 2025 1:26 pm
Kukësi nderon Havzi Nelën në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist
Aktualitet

Kukësi nderon Havzi Nelën në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist

10 Gusht, 2025 1:20 pm
Para
Varianti Delta i Covid-19, OBSH: Vaksinat janë të efektshme edhe ndaj tij

Varianti Delta i Covid-19, OBSH: Vaksinat janë të efektshme edhe ndaj tij

Shkarkohet nga detyra prokurori i Krujës, Bujar Memia

Vaksinimi, KLP-Manastirliut:Të përfshihen prokurorët në listën prioritare

Profili i panjohur i Nevaldo Hajdaraj, 8 vite për të mbaruar gjimnazin

Profili i panjohur i Nevaldo Hajdaraj, 8 vite për të mbaruar gjimnazin
















TE FUNDIT

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
10 Gusht, 2025

GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK pak ditë më parë, ku u godit...

Lexo më shumë

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
10 Gusht, 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,...

Lexo më shumë

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gaza

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
10 Gusht, 2025

100 fëmijë kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja dhe uria, ka thënë të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit. Gjatë...

Lexo më shumë

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës
10 Gusht, 2025

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com