Bota

Varianti Delta i Covid-19, OBSH: Vaksinat janë të efektshme edhe ndaj tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 22/06/21 |
Opi Nion

Varianti Delta i koronavirusit, i cili po shkakton rritje të infektimeve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave. Megjithatë, vaksinat parandalojnë agravimin e sëmundjes dhe vdekjen, tha të hënën Maria Van Kerkhove, eksperte e OBSH.

“Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve, përfshirë edhe ato nga varianti Delta”,  tha Maria Van Kerkhove.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi se varianti është identifikuar në 92 vende dhe ka ngadalësuar trendin global të rënies së infektimeve.“Ritmi i rënies së infektimeve në shumicën e rajoneve është ngadalësuar dhe çdo rajon ka vende që po përjetojnë rritje të shpejtë të rasteve dhe vdekjeve.”.

Ky variant, i shfaqur fillimisht në Indi ka shkaktuar një rritje të rasteve nga Portugalia në Rusi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit u detyrua në fillim të këtij muaji të shtyjë për katër javë lehtësimin e masave kufizuese, për shkak të tendosjes së variantit Delta.

Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.

 

 

Pas