Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e të penduarit:Tao Çela vrau vëllezërit Haxhia për lekët e Rinasit

2021/06/16 at 5:20 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e të penduarit:Tao Çela vrau vëllezërit Haxhia për lekët e Rinasit

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit(SPAK) ka përfunduar hetimet për të shumkërkuarin Tao Çela,  i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit 2019 dhe që ende gëzon lirinë.

Sipas news 24, SPAK finalizoi hetimet dhe ngriti akuza zyrtare, për Tao Çelën e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit, të cilët janë marrë të pandehur për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill të 2020 si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të të njëjtit vit.

Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria e Posaçme është mbështetur në dëshminë e të penduarit Klevis Alla për të ngritur akuzat.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”, ka thënë Klevis Alla.

Alla shpjegon se ishte Nuredin Dumani, ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste. Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit në vrasje, por kur ai refuzoi dhe e morën nën kërcënim. Para hetuesve ai tregon edhe takimin me ekzekutorët te tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Tao Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Tao kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuç si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se s’bën dhe më ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin”.

Pas krimit ai thotë se u përpoq të fshihte provat.

“Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret. Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar”.

I penduari rrëfen edhe momentin kur oficeri i zonës i kërkoi të paraqitej në polici dhe arsyet përse vendosi të fliste…

“Më telefonoi polici, Arbeni më kërkoi të shkoja në polici. U tremba, por vendosa të shkoj. Tregova ngjarjen. Dërgova policinë te vendi ku hodha armët. Polumbarët i gjetën. I tregova dhe vendin ku hodha qesen me gëzhojat dhe vendin ku lashë makinën e çelesin e saj”.

Klevis Alla tregon edhe motivin e vrasjes së dy vëllezërve si dhe miqve të tyre….

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”.

Fillimisht Alla është përpjekur të mos e implikojë Nuredin Dumanin në krimet e rënda duke rënduar pozitën e Altin Ndocit, për të cilin fillimisht tha se kishte qëlluar ai dhe Tao Çela mbi dy vëllezërit, por më pas shpjegoi se ai kishte qenë në makinë, por nuk kishte përdorur armë.

Etiketa: Klevis AllaTao Çelavellezerit haxhiaVrasja

Ju sugjerojmë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Para
FOTO/Incidenti në takimin Biden-Putin,gazetarët përplasen me agjentët rusë

FOTO/Incidenti në takimin Biden-Putin,gazetarët përplasen me agjentët rusë

Itali/ Pamjet e rënies së kabinës së teleferikut, ku vdiqën 14 persona

Itali/ Pamjet e rënies së kabinës së teleferikut, ku vdiqën 14 persona

Nga parukieret tek taksistët, Moska bën të detyrueshëm vaksinimin

Nga parukieret tek taksistët, Moska bën të detyrueshëm vaksinimin

TE FUNDIT

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
14 Shtator, 2025

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në...

Lexo më shumë

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
14 Shtator, 2025

Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. Mësohet se  policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të...

Lexo më shumë

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
14 Shtator, 2025

Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me...

Lexo më shumë

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
14 Shtator, 2025

Bashkëshortja e aktorit rrëfen diagnozën e burrit të saj, përpjekjet për të mbajtur jetën familjare për vajzat e tyre dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com