Gjatë konferencës së mbajtur sot në ambientet e presidencës, Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do e njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse vendos për shkarkimin e tij.
Meta u përgjigj: “Kini durim deri në datën 24 korrik të vitit të ardhshëm do të jemi këtu në mënyrë të vazhdushme. Këto kohë jo në mënyrë intensive se do i lemë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankim dhe vëmendjen ta marrë ky proces. Pastaj me fillimin e sezonit të ri do të jemi shumë aktivë këtu. Të jeni shumë të qetë”.
Kuvendi me 104 voto pro, 7 kundër dhe 3 abstenim shkarkoi nga detyra Presidentin Meta. Sipas Kushtetutës, tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Kuvendit./Opinion.al