Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, këtë të dielë ka inspektuar trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin.
Nga Shëngjini Manastirliu ka bërë me dije se 29 qendra do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 Qershori.
“E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë për sa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anti-covid”, tha Manastirliu.
CCPërfshirja e testit të shpejtë sipas Manastirliut di i shërbejë kapjes së hershme të rasteve me COVID-19.
“Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre. Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Ndaj edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu./Opinion.al