Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha:Do bind aleatët për një platformë, t’i lëmë mënjanë inatet personale

2021/06/06 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha:Do bind aleatët për një platformë, t’i lëmë mënjanë inatet personale

Kreu i PD-së dhe njëherazi kandidat për kryetar i selisë blu, Lulzim Basha në kuadrër të garës për zgjedhjen kreut demokrat është ndalur sot në qarkun e Elbasanit ku ka zhvilluar takime me demokratët.


Basha theksoi edhe njëherë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat i ka konsideruar si masakër elektorale.

Më tej ai tha se do të luftojë për të bindur aleatët për një platformë që, sipas tij, do të kthejë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

“Përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Basha është ndalur edhe te zgjedhjet në PD që do të mbahen më 13 qershor, Basha të cilën e konsideroi këtë si sfidën e parë të PD pas zgjedhjeve, si dhe një mundësi për t’iu treguar shqiptareve që se PD është prapë në këmbë.

Një thirrje Basha e pati edhe për kritikët e tij brenda PD, ndërsa tha se duhet të lënë mënjanë inatet personale.

“Miqtë e mi sfidat tona janë më të mëdha se para 25 prillit, por fuqia jonë është më e madhe, bashkimi ynë është më i madh.  Më vjen mirë që e shoh këtë bashkim ne bazë kudo, baza demokrate është e qartë, baza demokrate është e vendosur. Kjo gare është një vlerë më shumë për ne dhe familjen tonë. Jemi e vetmja parti që bën garë, që bën debat, që ka konkurrencë. Ndaj, ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit.

Siç ka avantazhet e veta, kjo garë e cila na diferencon me kundërshtarin që ka vite që nuk s’bën edhe sikur bënë zgjedhje në partinë e vet, ka dhe disavantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale. Ndaj ftesa ime është një dhe vetëm një: ne kemi një kundërshtar, armikun e egër të demokracisë, armikun e egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam par me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar, ndaj ju kërkoj që në 13 qershor të merrni vendimet tuaja individuale me ndërgjegje të pastër politike, të vendosni që të dalim të bashkuar nga kjo betejë, të vendosim që të vazhdojmë misionin me të cilin na kanë ngarkuar bashkëqytetarët, se nuk ka as në Cërrik, as në Elbasan, as në Shqipëri, as në bot forcë tjetër për ti bërë ballë dhe për ta rrëzuar këtë regjim përveç jush, përveç nesh, përveç Partisë Demokratike. Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë  deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund”, u shpreh Basha.

 

Etiketa: Bashagara ne PD


Ju sugjerojmë

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

27 Qershor, 2026 9:54 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Para
Policia bëhet qesharake, merr rimorkion 8 ton për të sekuestruar skuterin

Policia bëhet qesharake, merr rimorkion 8 ton për të sekuestruar skuterin

Iraku rrëzon dy dronë mbi bazën ku janë të vendosura trupat e SHBA-së

Iraku rrëzon dy dronë mbi bazën ku janë të vendosura trupat e SHBA-së

Kadilli-demokratëve:Të kapërcejmë tronditjen,të ndahemi nga rruga e vjetër

Kadilli-demokratëve:Të kapërcejmë tronditjen,të ndahemi nga rruga e vjetër
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}