Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Zhvilllimi raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

2021/05/26 at 6:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Zhvilllimi raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se Greqia e siguron Beogradin se nuk do ta njohë Kosovën, por sipas tij, zhvillimi i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës “nuk është lajm i mirë” për Serbinë. Kështu u përgjigj ai kur u pyet lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

“Nuk do të doja të flisja para se të dimë diçka. Meqenëse ka pasur disa ndryshime në marrëdhënie, pres që të shoh nëse bëhet fjalë thjesht për një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës, siç thonë ata, domethënë mes Prishtinës dhe Athinë. Do ta shohim”, i tha presidenti Vuçiq televizionit Pink.

Greqia dhe Kosova së fundmi kanë thelluar bashkëpunimin kryesisht në sektorin e ekonomisë. Më fund të muajit prill Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) dhe ajo e Greqisë, kanë mbajtur forumin e tretë ekonomik Kosovë-Greqi, me fokus në sektorin e energjisë.

Sipas një komunikate të MPJ-së në Kosovë forumi është organizuar nga dy ministritë në koordinim me Zyrën Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe në bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Më 19 prill ambasadorja Chryssoula Aliferi, udhëheqëse e Zyrës ndërlidhëse të Athinës në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se pozicioni i Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës, “mbetet i pandryshuar”, por Greqia e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në këtë kontekst, e mbështet edhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Në këtë sfond, Greqia ka qenë një mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha Aliferi.

Aliferi po ashtu përsëriti se Athina zyrtare e ka ftuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën për vizitë zyrtare në Greqi dhe se “data për këtë do të caktohet me kohë”.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, në një përgjigje për REL ka konfirmuar se Gërvalla do ta vizitojë Athinën. Më 15 prill, gjatë një takimi me Aliferin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti beson se ekziston një mundësi e madhe që Greqia së shpejti ta njohë Kosovën dhe ai vlerëson se ky shtet nuk e ka bërë deri më tani një gjë të tillë, për shkak të problemeve që ka me Qipron.

Hoti thekson se është shumë me rëndësi për Kosovën që në këtë kohë të sigurojë njohje nga njëra prej pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nga këto pesë shtete, unë mendoj se Greqia do të jetë e para që do ta njohë Kosovën”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Lulzim Peci, ish-diplomat dhe njëherësh drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, thotë se Kosova nuk mund të bëjë asgjë që të ndikojë në vendimin e Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Spanjës për ta njohur Kosovën./ REL

Etiketa: athinePrishtinevucic

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Para
Gara në PD, Shehaj: 4 pika për të ardhur në pushtet

Gara në PD, Shehaj: 4 pika për të ardhur në pushtet

Komunikim me “WhatsApp” nga Hëna në Tokë

Komunikim me “WhatsApp” nga Hëna në Tokë

Superliga/ Teuta fiton titullin pas 27 vitesh

Superliga/ Teuta fiton titullin pas 27 vitesh

TE FUNDIT

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com