Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Zhvilllimi raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

2021/05/26 at 6:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Zhvilllimi raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se Greqia e siguron Beogradin se nuk do ta njohë Kosovën, por sipas tij, zhvillimi i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës “nuk është lajm i mirë” për Serbinë. Kështu u përgjigj ai kur u pyet lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.


“Nuk do të doja të flisja para se të dimë diçka. Meqenëse ka pasur disa ndryshime në marrëdhënie, pres që të shoh nëse bëhet fjalë thjesht për një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës, siç thonë ata, domethënë mes Prishtinës dhe Athinë. Do ta shohim”, i tha presidenti Vuçiq televizionit Pink.

Greqia dhe Kosova së fundmi kanë thelluar bashkëpunimin kryesisht në sektorin e ekonomisë. Më fund të muajit prill Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) dhe ajo e Greqisë, kanë mbajtur forumin e tretë ekonomik Kosovë-Greqi, me fokus në sektorin e energjisë.

Sipas një komunikate të MPJ-së në Kosovë forumi është organizuar nga dy ministritë në koordinim me Zyrën Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe në bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Më 19 prill ambasadorja Chryssoula Aliferi, udhëheqëse e Zyrës ndërlidhëse të Athinës në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se pozicioni i Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës, “mbetet i pandryshuar”, por Greqia e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në këtë kontekst, e mbështet edhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Në këtë sfond, Greqia ka qenë një mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha Aliferi.

Aliferi po ashtu përsëriti se Athina zyrtare e ka ftuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën për vizitë zyrtare në Greqi dhe se “data për këtë do të caktohet me kohë”.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, në një përgjigje për REL ka konfirmuar se Gërvalla do ta vizitojë Athinën. Më 15 prill, gjatë një takimi me Aliferin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti beson se ekziston një mundësi e madhe që Greqia së shpejti ta njohë Kosovën dhe ai vlerëson se ky shtet nuk e ka bërë deri më tani një gjë të tillë, për shkak të problemeve që ka me Qipron.

Hoti thekson se është shumë me rëndësi për Kosovën që në këtë kohë të sigurojë njohje nga njëra prej pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nga këto pesë shtete, unë mendoj se Greqia do të jetë e para që do ta njohë Kosovën”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Lulzim Peci, ish-diplomat dhe njëherësh drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, thotë se Kosova nuk mund të bëjë asgjë që të ndikojë në vendimin e Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Spanjës për ta njohur Kosovën./ REL

Etiketa: athinePrishtinevucic




Ju sugjerojmë

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë
Kryesore

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

30 Shtator, 2023 10:02 pm
Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës
InstaBIZ

Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës

30 Shtator, 2023 9:50 pm
Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë
Aktualitet

Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

30 Shtator, 2023 9:24 pm
“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual
Kryesore

Vuçiç pas kërkesës së SHBA dhe BE: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, nuk duam luftë

30 Shtator, 2023 9:05 pm
Mediat: Pas presionit nga SHBA, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën
Kryesore

Qeveria e Kosovës: Ushtria serbe po lëviz në 3 drejtime në kufi, ka vendosur artileri të rëndë dhe sisteme kundër-ajrore

30 Shtator, 2023 8:41 pm
Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë
Sport

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë

30 Shtator, 2023 8:19 pm
Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier
Aktualitet

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier

30 Shtator, 2023 8:04 pm
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit
Rajoni

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit

30 Shtator, 2023 7:35 pm
Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë
Bota

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë

30 Shtator, 2023 7:22 pm
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë
Kronikë

Blindohet Vlora, FNSH kontroll në çdo kryqëzim

30 Shtator, 2023 7:12 pm
Para
Gara në PD, Shehaj: 4 pika për të ardhur në pushtet

Gara në PD, Shehaj: 4 pika për të ardhur në pushtet

Komunikim me “WhatsApp” nga Hëna në Tokë

Komunikim me “WhatsApp” nga Hëna në Tokë

Superliga/ Teuta fiton titullin pas 27 vitesh

Superliga/ Teuta fiton titullin pas 27 vitesh















TE FUNDIT

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë
30 Shtator, 2023

NATO do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë, pas sulmit terroristë më datën 24 shtator. Sekretari i Përgjithshëm...

Lexo më shumë

Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës

Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës
30 Shtator, 2023

Luana Vjollca ka reaguar lidhur me një video erotike që po qarkullon në rrjet dhe pretendohet  se në të shfaqet...

Lexo më shumë

Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë
30 Shtator, 2023

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Darëzezë të Fierit pasditen e së shtunës, duke shkatërruar një sipërfaqe të madhe...

Lexo më shumë

Vuçiç pas kërkesës së SHBA dhe BE: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, nuk duam luftë

“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual
30 Shtator, 2023

Pas kërkesës së SHBA dhe BE, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com