Vijon të mbetet e qëndrueshme situata e pandemisë COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë, bëhet me dije se gjatë këtij harku kohor në janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19 nga 3.012 teste të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 95 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 101.374, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.
Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste, nga të cilët kanë humbur jetën 2.239 qytetarë./ Opinion.al