Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ruaj jetën dhe kuletën/Policia:S’do tolerohet asnjë shkelje e Kodit Rrugor

2021/05/21 at 1:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ruaj jetën dhe kuletën/Policia:S’do tolerohet asnjë shkelje e Kodit Rrugor

Teksa në javët e fundit është vënë re një rritje e numrit të aksidenteve, në një deklaratë për mediat ditën e sotme drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.


Gjatë  fjalës së tij Trakaj, theksoi se javët e fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që kryejnë sjelle agresive në rrugë, që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kryejnë parakalime të gabuara dhe qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si në akset rrugore nacionale, ashtu edhe në qendrat e banuara, shkelin sinjalistikën vertikale dhe horizontale, qarkullojnë pa rrip sigurimi e kaskë mbrojtëse dhe përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

“Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, tha ai.

Po ashtu drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj i bëri apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë!  Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë. Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj. Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë”, tha ai.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha mjetet logjistike si kamera, dronë, radarë, alkooltestues, makina të paloguara dhe me aparate fotografike, për të evidentuar dhe dokumentuar çdo shkelje të qarkullimit rrugor./Opinion.al

 

 

Etiketa: Kodi rrugorpolicia e shtetit


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Tregtonin mallra të skaduar, në pranga 2 shtetas nga Jordania në Tiranë

Tregtonin mallra të skaduar, në pranga 2 shtetas nga Jordania në Tiranë

Grupi “Për PD”: Ndryshoni datën e zgjedhjeve për kryetarin e partisë

Zgjedhjet për kryetar/ Grupi për PD: 2 kandidatët që do të sfidojnë Bashën

Edith Harxhi dorëzon kandidaturën për kreun e PD: Ofroj reformim të thellë

Edith Harxhi dorëzon kandidaturën për kreun e PD: Ofroj reformim të thellë
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}