Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Në Indi kërkohet izolim kombëtar

2021/05/04 at 9:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Në Indi kërkohet izolim kombëtar

Partia kryesore opozitare në Indi bëri thirrje për izolim kombëtar, pasi ky vend kaloi të martën shifrën prej 20 milionë të të infektuarve me koronavirus.

Zëdhënësi i Partisë Kongresi Kombëtar tha se “shërbimet shëndetësore kanë kolapsuar” dhe se izolimi është i nevojshëm “për të këputur zinxhirin”.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është duke i rezistuar izolimit, për shkak të ndikimit ekonomik.

Rastet “po ngadalësohen”, tha qeveria, por numri i testimeve ka rënë gjithashtu, çfarë do të thotë se numri i rasteve mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare.

“Tani jemi të detyruar, nuk ka opsione. Duhet të vendosim bllokadën kombëtare, për të këputur zinxhirin, për të vendosur rregull në shërbimet shëndetësore”, tha për BBC-në Paëan Khera, zëdhënës i partisë opozitare të Kongresit Kombëtar.

Thirrje për izolim kombëtar bënë edhe udhëheqës të biznesit, ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit dhe politikanë të tjerë.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Antony Fauci, e përshkroi situatën në Indi si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se izolimi kombëtar është i nevojshëm, ashtu si edhe vaksinimi masiv dhe ndërtimi i spitaleve të improvizuara.

India, në gati dy javët e fundit, ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

Spitalet kanë raportuar mungesa shtretërish dhe oksigjeni. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dërguar disa kontingjente me ndihma në Indi.

Në total, India ka konfirmuar mbi 20.2 milionë raste me koronavirus dhe mbi 222,000 viktima, por shifrat besohet të jenë shumë më të larta, pasi jo të gjithë të infektuarit dhe viktimat raportohen apo regjistrohen.

Qysh në janar, India ka administruar mbi 157 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit. Por, vetëm 10 për qind e popullsisë prej 1.4 miliard banorësh ka marrë një dozë të vaksinës dhe vetëm 2 për qind kanë marrë nga dy doza.

Etiketa: covid-19Indi

Ju sugjerojmë

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Para
Nëna denoncon zhdukjen e vajzës, policia: Do jetë me ndonjë tutor

Nëna denoncon zhdukjen e vajzës, policia: Do jetë me ndonjë tutor

“Amerika u rikthye”, Biden shpall politikën e jashtme

Biden: 70% e amerikanëve do të imunizohen deri më 4 korrik

Vangjel Dule: Seanca e sotme e kuvendit, e jashtëligjshme

Vangjel Dule: Seanca e sotme e kuvendit, e jashtëligjshme

TE FUNDIT

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
27 Maj, 2025

Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës Osmane, monument kulture i kategorisë së parë,...

Lexo më shumë

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
27 Maj, 2025

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për...

Lexo më shumë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com