Presidenti i Republikës Ilir Meta, këtë të enjte ka marrë pjesë në stërvitjen e talenteve të rinj të skuadrës së “Flamurtarit” të futbollit, në Vlorë.
“Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore”, shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”.
Meta gjithashtu është ndalur tek zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur: U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë./Opinion.al