Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS dhe ish-kryeministrit, Bashkim Fino.
Teksa ka publikuar një foto me Finon nga koha kur ishte pjesë e Kuvendit , Tahiri shkruan Ehh mo Baç, nuk beri shaka kjo duke iu referuar kështu COVID-19.
“Ehh mo Baç, nuk beri shaka kjo. Qesh nga andej lart, me puron tende ne dore miku im. Do shihemi prap dikur”, shkruan Tahiri.
Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas infektimit me koronavirus./Opinion.al