Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Të zbyth për b*thësh!”, i riu dhunohet nga mjeku kardiolog në QSUT

2021/03/15 at 9:55 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ “Të zbyth për b*thësh!”, i riu dhunohet nga mjeku kardiolog në QSUT

Qytetari, Gerald Bajraktari ka denoncuar në emisionin “Stop” se në datën 6 Mars 2021, shkoi në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi iu ngrit tensioni. Ai vuan nga “Atak Panik” dhe pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, ndër të tjera kanë më ftohtë më shumë se të tjerët dhe kryesisht në gjymtyrë.


Geraldi thotë, se pasi kishte pirë një medikament, që ia ka rekomanduar një mjek gjerman, u stabilizua disi, por kishte ftohtë nga këmbë. Në këto kushte i kërkoi mjekut kardiolog Elton Çalliku, një batanije, por mjeku iu përgjigj me arrogancë dhe duke menduar, se po filmohej i bërtiti dhe e qëlloi në fytyrë me pëllëmbë.

“Më ka thënë se nëse ti ke ethe ‘unë të zbyth për b*thë jashtë’ dhe ka urdhëruar stafin dhe infermierët jashtë me barelë dhe më la në çadër. Për kokëfortësinë e tij. Unë i kam thënë se ti je duke u paguar në punë me taksat tona dhe kjo nuk është e hijshme. Unë kam pasur telefonin në dorë dhe ka thënë se unë kam qenë kameraman dhe ka urdhëruar që të më nxirrnin jashtë. Më nxorën jashtë në çadër, për arsye dhe kapriço të doktorit dhe kanë kapur për futi babain tim. Në çadër ka ardhur sërish doktori dhe më ka bërë sërish presion”, tregoi qytetari.

Ai tregon gjithashtu se e ka marrë në pyetje policia dhe ai ka treguar se doktori e ka qëlluar me grusht në sy duke ia nxirë. Geraldi thotë, se versionin e tij është gati ta mbrojë kudo dhe kërkon që institucioni të hapë kamerat.

Pas këtij denoncimi Gerladi duke u pajisur me një kamer të fshehtë ka biseduar sërish me doktorin lidhur me incidentin. Mjeku e pranon aktin, por thotë, se ishte i stresuar, për shkak të një lajmi të keq për shëndetin e një kolegu.

Mjeku, Elton Çalliku: Nga ana njerëzore, po ta them sinqerisht, në atë moment, neve sapo na erdhi një lajm i rremë, që një mjek, shoku ynë, që është i intubuar në Turqi, që ky mjek ka vdekur dhe unë isha i tronditur nga ana shpirtërore, njerëz jemi edhe ne.

Denoncuesi: Po ne të tjerët, duhet të vdesim? Duhet të më trajtosh si kafshë, si kavie? Pse më kërcënove babanë?

Mjeku, Elton Çalliku: Kur më the: “Kam ethe”,unë ta thashë me shprehje popullore, ti e more për keq, “Të zbyth te çadra!”.

Denoncuesi: “Të zbyth për b*thësh!”

Mjeku, Elton Çalliku: Po jo, mor burrë!

Mjeku, Elton Çalliku: Të thashë: “Të zbyth te çadra”, dëgjo mua doktorin, se unë e di, se çfarë kam thënë.

Mjeku, Elton Çalliku: Me protokoll, pacientët, që dyshohet, se kanë temperaturë, se ethet temperaturë japin. …, Ti ma more për keq fjalën.

Denoncuesi: Pse më gjuajte me shpullë?

Mjeku, Elton Çalliku: Nuk të kam gjuajtur me shpullë.

Denoncuesi: Ti më ke gjuajtur këtu në faqe.

Denoncuesi: Babit tim i ka  gjuajtur në stomak infermieri  i shëndoshë.

Mjeku, Elton Çalliku: Ke bërë  një gjest, që është i ndaluar me ligj, që të filmosh…

Denoncuesi: Mund ta çosh telefonin tim në Izrael, ku të duash, unë e kam mbajtur në këtë pozicion.

Mjeku, Elton Çalliku: Kam tentuar të të heq telefonin. Në qoftë se të ka hasur dora, të  kërkoj ndjesë.

Denoncuesi: Më ke gjuajtur në fytyrë.

Mjeku, Elton Çalliku: Kam patur qëllim të të heq telefonin.

Denoncuesi: Të kam thënë, se telefoni im është privat dhe nuk ke bythë ti, ta prekësh me dorë.

Mjeku, Elton Çalliku: Në këtë situatë jemi acaruar të dy.

Denoncuesi: Ti duhet të jesh edhe psikolog, edhe doktor. Tani, unë si të bëj? Të vdes? Babanë tim, pse e kërcënuat, i the: “Të shuaj si fis!”. Pse e  kapi prej fyti, infermieri i shëndoshë?

Mjeku, Elton Çalliku: Sepse tentoi të më gjuajë mua.

Denoncuesi: Jo, ti më gjuajte mua dhe kur sheh fëmijën të sëmurë… e ka kapur prej fyti dhe ka disa shenja në stomak.

Denoncuesi: Mua më prekin fjalët. Kur të kam thënë, që unë jam Gerald Bajraktari, ke ardhur dhe më the, se është një keqkuptim.

Mjeku, Elton Çalliku: Shko zgjidhe! Në qoftë se ne sqarohemi kështu dhe jemi “ok”, në qoftë se jo, ka ligj për këto punë.

Denoncuesi: Ok, në rregull. Kalofsh mirë! Respekte, thjesht që ti e pranon.

Ndërsa në një sqarim për “Stop”, mjeku Elton Calliku shprehet, se pretendimet e  zotërisë, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.

“Për sa i përket sqarimit, për çështjen që interesohet emisioni “Stop”, nuk bëhet fjalë për goditje të pacientit. Në momentin, që pacienti ka ardhur i axhituar, për shkak të atakut të panikut, që shoqërohet shpesh me luhatje të tensionit, ndërkohë që po vlerësohej, me matjen e tensionit dhe kryerjen e EKG-së, i kanë filluar të dridhurat, ethet. Në këtë moment i është thënë ‘Do të të çojmë te çadra, të vendosim termometrin, sipas rregullave për triazhimin e gjendjes febrile të Covid-19’. Pacienti është axhituar, ka ofenduar, ka ngritur celularin, për të bërë video, për të regjistruar mjekun, duke e ofenduar, dhe unë i jam afruar, për t’i larguar telefonin, sepse në ato momente, nuk e pata personalin e ‘security’, në urgjencë,madje pacienti shoqërohej nga dy persona: i ati dhe një kushëri tjetër, në shkelje të rregullave të urgjencës, sepse në kuadrin e Covid-19, prej 1 viti, pacientët futen vetëm, brenda në  urgjencë dhe familjarët thirren vetëm, kur mjeku kërkon sqarime.

Këta dy persona gjendeshin bashkë me pacientin, madje i ati ka tentuar të më godasë në fytyrë. Unë jam shmangur, më ka goditur në shpatull. Infermieri, në mungesë të “security”, është futur në mes për të ndaluar dhunën, pastaj ka ardhur personeli i “ security”, është transportuar në cadër, i është matur temperatura, i është stabilizuar tensioni, është ndjekur nga një mjek tjetër për disa minuta. Me stabilizimin e gjendjes, është larguar për në shtëpi. Pretendimet e  zotërisë, që është goditur me qëllim nga mjeku, janë të pavërteta”, ka treguar mjeku për “Stop”./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: Elton ÇallikuGerald Bajraktarimjekuqsut


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Vrasja e Behar Sofias, Lala: Në celular u gjetën sms, autori s’mori paratë

Vrasja e Behar Sofias, Lala: Në celular u gjetën sms, autori s'mori paratë

Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri?

Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri?
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}