Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave: Vrasësit mendojnë se…

2021/03/15 at 6:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave: Vrasësit mendojnë se…

13 vite pas shpërthimit të Gërdecit ku humbën jetën 26 të persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi.

Në përvjetorin e 13 të tragjedisë, Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit përmes një deklarate ata shprehin dështimin e politikës dhe organeve gjyqësore për të bërë drejtësi, si dhe sipas tyre, pengimin që qeveria i bën në çështjet e hapura në gjykatat ndërkombëtare.

Deklarata e plotë:

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit gjen rastin sot, në vitin e 13-të përkujtimor të tragjedisë së Gërdecit, të falenderojë dashamirësit që nga afër ose nga larg na japin kurajo për të vazhduar jetën dhe për të çuar luftën tonë për të drejtën deri në fund. Tashmë 15 marsi është bërë një ditë symbol për të vlerësuar drejtësinë, politikën dhe njerëzillëkun.

Drejtësia u sprovua dhe dështoi. Pavarësisht se disa persona u dënuan, ata tashmë i lanë duart nga drejtësia dhe shumë të tjerë nuk u hetuan. Dëgjuam lloj-lloj emrash kafshësh që u përfolën, që lanë gjurmë mbi letra e fakse, por nuk pati askush kurajon të hetonte e ta zbardhte ngjarjen. Drejtësia e la të pagjykuar edhe ish ministrin që sot kandidon për deputet. Pra, drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm dhe as kunetërit e sotëm. Madje drejtësia ngatërroi edhe emrin e personit që i vuri zjarrin barutit. Drejtësia i la të lirë t’i ktheheshin biznesit apo politikës, që të ndërtojnë pallate për të qerasur politikën dhe kjo e fundit të qeverisë rehat pallatet. Jetët e humbura në 15 mars 2008 nuk kthehen më, por drejtësia mund të vendosej, me hir ose pahir. Me refome drejtësie apo jo.

E megjithatë, “ortakëria politike” nuk deshi të bëhej drejtësi.
Dhe këtu vijme të e dyta. Politika. Ajo u vu në sprovë dhe dështoi. Nuk u nxor asnjë leksion nga kjo tragjedi. Ligjet nuk u rishikuan për të mos lënë më të ndodhin ngjarje të tilla. Ligjet nuk u rishikuan për të bërë të mundur që hetimet të bëhen ashtu sic duhet. Madje, edhe reforëma në drejtësi i vuri “tapën” çështjeve të vjetra, të kohës para reformës, që të mbyllte hesapet e vjetra me qëllim që t’i hapte rrugë pazareve të reja.
Njerëzillëku u vu gjithashtu në sprovë, por për fat të keq dështoi edhe ky. Dikur politikatë të të gjitha gjatësive e gjinive, zinin rradhën për të bërë paradën e mbështetësve tanë, ndërsa sot kanë harruar cfarë ndodhi në Gërdec. Por, pa harruar që ata që gatuan vdekjen në Gërdec, me mbështetjen e politikës së vjetër, sot gatuajnë beton në Tiranë të bekuar nga politika e sotme e re.

Sot, ne denoncojmë shëmtinë e ploitikes , që bëjnë sikur ishin dhe janë me ne kur në të vërtetë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të na penguar në gjykatat vendase apo edhe në Strasburg, që ne të humbim të fundit amanet të atyre që nuk jetojnë më dhe të fitojnë ata që sot riciklohen në politikë si gjoja “kundërshtarët” e tyre.

Sot, ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i themi vrasësve që pavarësisht se mund të mendojnë që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë apo me ndonjë ambasadatë, ata nuk i kanë mbyllur hesapet me ne dhe me popullin e thjeshtë të këtij vendi. Njohja e krimit dhe vënia e drejtësisë në vend i bën nder atyre që e bëjnë këtë dhe na vë në paqe ne viktimave të krimit. Njohja e krimit është hapi i parë i njerëzillëkut, ndëshkimi i tij i shërben drejtësisë dhe nxjerrja e leksioneve i shërben të ardhmes sonë të përbashkët. Deri atëherë, me mend në kokë o popull i thjeshtë i këtij vendi./ Opinion.al

Etiketa: FAMILJARETGerdecviktima

Ju sugjerojmë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Para
Roli i ambasadorit amerikan Herman Berstein në Shqipëri

Roli i ambasadorit amerikan Herman Berstein në Shqipëri

Palmer: SHBA do standardet më të larta në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

Palmer: SHBA do standardet më të larta në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

Itali, 354 viktima nga COVID-19

Itali, 354 viktima nga COVID-19

TE FUNDIT

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
24 Shtator, 2025

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze...

Lexo më shumë

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
24 Shtator, 2025

Pas gati një jave pezullimi, Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij, duke u shprehur me emocion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com