Kosova, ka regjistruar në 24 orët e fundit 368 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2.843 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Numri i infektimeve është rritur pasi ditën e djeshme u regjistruan 260 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë regjistruar 4 viktima, po në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).
Gjithashtu njoftohet se janë shëruar 241 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6.829.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 67.008 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1.579 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al