Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Në banesë me një person në kërkim, arrestohet oficeri i policisë

2021/02/16 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditi të ëmën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë është vënë në pranga nga policia. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Kontakt”, është arrestuar edhe një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.


Arbër Balliu 32 vjeç  ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. 32-vjeçari në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Ndërkohë policia bën me dije se gjatë operacionit për kapjen e 32-vjeçarit rezultoi se ai ndodhej në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore Dibër, Demiraldo Heta, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Nga ana e strukturave per Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë,  u zhvillua operacioni “Kontakt”. Si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.B., 32 vjeç, banues në Tiranë,  i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin:

D.H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në  informacionet se shtetasi në kërkim A. B. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.

Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në kërkim është gjetur duke paketuar lëndë narkotike shtetasi:

I.P., 56 vjeç, banues  në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, njofton policia.

Etiketa: Arrestohetoficeri i policise


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Para
Telefonata shqetësuese për Najada Çomon, nisin hetimet për 32-vjeçaren

Telefonata shqetësuese për Najada Çomon, nisin hetimet për 32-vjeçaren

Falsifikonte listë-pagesat, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore

Falsifikonte listë-pagesat, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore

Nesër mbyllet Kakavija, pala greke në grevë

Nesër mbyllet Kakavija, pala greke në grevë
















TE FUNDIT

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
3 Tetor, 2025

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Altin Bojni është...

Lexo më shumë

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
3 Tetor, 2025

Në qytetin e lindjes së Pablo Escobarit, Medellín, droga tregtohet hapur mes trafikut të ngarkuar dhe turmave të kalimtarëve. Gazetarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com