Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq, Meta: Ministria e Infrastrukturës jepte show me projekte në 3D

2021/02/15 at 4:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nano president i ardhshëm? Meta refuzon të komentojë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas problematikave që janë hasur në vend për shkak të motit të keq ditëve të fundit.


Meta shkruan në rrjetet sociale se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte show me projekte në 3D, teksa duhet që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.

Ndër të tjera, Presidenti Meta thotë se kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar shuma të larta parash, ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.

‘Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës.
Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte shoë me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.
Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.

Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.

Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore. MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT!’- shkruan Meta./Opinion.al

Etiketa: metaMoti i keqpermbytjet


Ju sugjerojmë

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Para
Artet/ TAP financon 1.7 mln ‎€ , për restaurimin e Sallës së Koncerteve

Artet/ TAP financon 1.7 mln ‎€ , për restaurimin e Sallës së Koncerteve

“Pse rri me duar në xhepa”, Rama në Sukth për rindërtimin: Më mirë prishet

“Pse rri me duar në xhepa", Rama në Sukth për rindërtimin: Më mirë prishet

Basha pas takimit me ministrin hungarez: Do kemi një erë të re

Basha: Rama bëri qindra premtime dhe nuk i mbajti, vetëm propagandë
















TE FUNDIT

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
31 Tetor, 2025

Pas 7 orëve në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Ky është avioni më i shpejtë në botë

Ky është avioni më i shpejtë në botë
31 Tetor, 2025

Kur flitet për avionë të shpejtë, shumica mendojnë menjëherë për Concorde-n, simbolin e luksit dhe shpejtësisë në transportin civil. Por...

Lexo më shumë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
31 Tetor, 2025

SPAK ka reaguar pas paraqitjes së zëvendëskryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK, Balluku...

Lexo më shumë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com