Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë. Dorëheqja vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Në kohën kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosja numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%./Opinion.al