Pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha ka dhënë një deklaratë për mediat avokati i saj Ardian Vishaj.
Ai deklaroi gjuqtarja u la në burg edhe pse ligji e ndalon arrestimin e një gruaje, që ka një fëmijë të mitur dhe një fëmijë të sëmurë.
“U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.