Aktualitet

Basha-Ramës: Merr përgjegjësitë për dështimet, jep dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 13/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzar kryeministrin Rama se në 8 vite qeverisje ka sjellë vetëm dështime. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama duhet marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij dhe të japë dorëheqjen.

Sipas Bashës, para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro.

“Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.

Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”, tha Basha.

Pas