Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trimëria labe

2021/02/01 at 6:44 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Trimëria labe

Nga: Edison Ypi

Qesh’ nisur nga Berati për në Këlcyrë. Në Buz më thanë se rruga për në Këlcyrë nga Qafa e Kiçokut është e pakalueshme.

Desha-s’desha, helm-e-vrer ja thera teposhtë më të djathtë për në Memaliaj.

Ik e ik tatëpjetë nëpër ca kthesa e ca bukurira me të ik menia, kur befas nisën të më kalonin nëpër trup ca mornica të këndëshme si ato të seksit. Kisha humbur rrugën.

Ndala në një katund për të pyetur ku ndodhesha.

Nuk ishte katund i braktisur. Katundet e braktisura njihen.

Rrugë e rrahur nga makinat dhe karrocat, kopështe të punuara, mullarë bari të freskët, tym nga oxhakët, aty-këtu ndonjë e lehur qeni, ishin shenjat e sigurta se katundi nuk ishte i braktisur.

Thirr e thirr, asnjë s’përgjigjej.

Bjer e bjer bories, hiç.

Zbres nga makina.

Bërtit e bërtit, xhan-xhin.

Në rrugë asnjë kalimtar.

Bëra ç’bëra, ika më tutje me shpresë se në katundin tjetër dikush do bëhej i gjallë.

Në katundin e dytë dhe në katundin e tretë, e njëjta gjendje: Shenja të sigurta të prezencës së njerëzve,  por askush s’pipëtinte.

U solla si kali në lëmë nja dy orë të mira nëpër ca yrte të magjishme si të magjistricave të Makbethit, derisa rrugës, aventurës, mornicave, ua kapa fillin.

Kisha hedhur gabimisht një urë më të majtë të rrugës mbi një përrua. E bëra atë budallallëk duke supozuar se një urë aq e re, e gjërë, e asfaltuar, nuk mund të ishte bërë për në katundet e shurdhëta ku përfundova, por për në Memaliaj.

Tek kthehesha, diku afër Memaliajt, ndala të bëj pak muhabet me një çoban. Çobani që jetonte në stan bashkë me gruan dhe një fëmijë që e kishin zënë dhe pjellë po aty në po atë stan, ishte devolli i pajtuar një vendali. Ore, i thashë çobanit, kështu e kështu më ngjau nëpër ca katunde labërie. Çava fytin tim dhe shurdhova borinë e makinës. Si s’u bë njeri i gjallë ? Nëpër katunde, Përmet, Kolonjë, Korçë, Mallakastër, Myzeqe, Shkodër, Mirditë, Pukë, Mat, Dibër, dhe kudo gjetkë, nuk mund të ndodhë kurrën e kurrës kjo që më ndodhi në Labëri, në Tepelenë.

Çobani më mahniti. Nuk të janë përgjigjur nga frika, tha devolliu, tepelenjotët, lebërit, janë frikacakë.

U habita pa masë.

Duke ikur drejt Fierit, të njëjtën përgjigje rraskapitëse më dhanë edhe nja tre a katër të tjerë.

Ku ka vajtur ? Ku është fshehur ? Ku është strukur patriotikja, e lavdiahmja, legjendarja, trimëria labe.

E kemi lexuar nëpër libra, e kemi bërë në mësim, labi është një trim me fletë për të cilin janë shkruar pafund vargje e vjersha, poezira e balada, një div e një luan me nam që sokëllin sa tundet mali, mban fustanellë, bubullin toka kur hedh valle, ja heq kokën grekut si berr me jatagan e ja çan barkun me biçak, kap topin për grike, hedh në det italianin, shpall Pavarësinë, si është e mundur gjithai lab trembet në mes të ditës dhe në mes të katundit, të ketë frikë nga një frikacak si unë./ Opinion.al

Etiketa: Edison YpiTrimëria labe

Ju sugjerojmë

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
Bota

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

30 Korrik, 2025 7:05 pm
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Bota

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30 Korrik, 2025 6:47 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
Bota

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

30 Korrik, 2025 5:59 pm
Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Rajoni

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

30 Korrik, 2025 5:37 pm
Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
Aktualitet

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

30 Korrik, 2025 5:06 pm
Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!
Aktualitet

Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!

30 Korrik, 2025 4:57 pm
Para
Zhduket aeroplani në Janinë, drejtohej nga një pilot praktikant

Zhduket aeroplani në Janinë, drejtohej nga një pilot praktikant

Vuçiç: Serbia e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë

Vuçiç: Serbia e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë

Video/ Reshjet e shiut, përmbyten rrugët në Durrës

Video/ Reshjet e shiut, përmbyten rrugët në Durrës

TE FUNDIT

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
30 Korrik, 2025

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 31 korriku është afati i fundit për bizneset dhe subjektet që kanë zaptuar hapësira...

Lexo më shumë

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
30 Korrik, 2025

Republika Çeke e ka barazuar propagandën komuniste me propagandën naziste. Partia Komuniste e këtij shteti anëtar të BE ka dhjetëra...

Lexo më shumë

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
30 Korrik, 2025

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se dërgesat e vazhdueshme të furnizimeve mjekësore në Gazë janë “jetike”, teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com