Kosova dhe Izraeli, këtë të hënë kanë zyrtarizuar njohjen reciproke. Në një ceremoni virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebre dhe serbe.
Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump./Opinion.al