Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i klubit të “Skënderbeut”. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një statusi në rrjetet sociale.
“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”, shkruan klubi.
Largimi i Julian Ahmataj vjen një ditë pasi klubi korçar u mposht me rezultatin 4-0 nga Kukësi, duke bërë që ekipi të mbetet në vendin e fundit./ Opinion.al