Mësuesi Maliq Torra nga fshati Velçan i Mokrës është nisur ditën e sotme në mësim me një tufë shkarpash në duar, të cilat do të shërbenin për të ngrohur nxënësit që u jep mësim.
Fotoja ka marrë dhjetra shpërndarje në rrjet, të cilat vlerësonin gjestin e mësuesit në një kohë kur temperaturat shënojnë deri në -12 gradë dhe shumë zona në vend janë mbuluar nga dëbora.
Kujtojmë që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes ka bërë ditën e sotme thirrje se nga data 22-26 janar do të ketë reshje në të gjithë vendin, dhe që bashkitë dhe prefektuarat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur, për të mos kaluar kështu sërish në situatë përmbytjeje./Opinion.al