Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Detyrim i qeverisë të dëmshpërblejë banorët

2021/01/15 at 1:52 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Detyrim i qeverisë të dëmshpërblejë banorët

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në një deklaratë për media, këtë të premte ka thënë se situata e shkaktuar nga përmbytje në këtë qark vazhdon të jetë e rëndë.


Sipas Ademit, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore vazhdojnë të jenë nën ujë, ndërkohë që emergjente është sigurimi i ushqimit për bagëtitë.

Gjithashtu, Ademi thekson se është detyrim i qeverisë shqiptare të marrë masat e menjëhershme për vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e asaj që është produkti bujqësor tashmë i shkatërruar në këto njësi administrative.

“Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër, në territoret e njësive administrative Ana e Malit, Dajc, Berdice, Velipoje vazhdon të jetë e rëndë. Me qindra, mijëra hektarë toke janë akoma nën ujë, duke rënduar kësisoj edhe situatën pos- përmbytje në ato territore ku uji ka filluar të largohet.

Me sipërfaqe të tëra toke të mbjellë, tashmë janë dëmtuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Bashkia Shkodër ka ngritur prej disa ditësh grupet e evidentimit të cilët po punojnë në terren për evidentimin e dëmeve. Kemi kërkuar pranë Komisionit te Emergjencave Civile në Prefekture, pranë Ministrisë se Bujqësisë, direkt në komunikim edhe me ministren, vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për shkak të shkarkimeve në kaskadën e Drinit gjatë javës së fundit.

Në këto momente që po flasim, emergjenca vazhdon të jetë për gjënë e gjallë. Kërkesa jonë vazhdon të jetë permanente për sigurimin e mbi 150 ton koncentrat të domosdoshme për gjënë e gjallë, për këto fshatra, për një periudhe 10 ditore.

Ndërkohë me vlerësimin e dëmeve do të verifikojmë vazhdimësinë e nevojës për sigurimin e ushqimit për gjënë e gjallë, për periudhën e dimrit dhe pranverës, pasi behet fjale për toka bujqësore tashme te dëmtuara rende, të mbjella me foragjere, jonxhe, njëkohësisht me grurë por edhe me perime sidomos në zonën e Nënshkodrës.

Duhet të kemi ne konsiderate që gjatë periudhës se pandemisë, për shkak te një pune të lavdërueshme që të gjithë njerëzit kanë bërë në tokat bujqësore, kemi edhe territore me të mëdha të mbjella. Rrjedhimisht, kemi edhe dëmtime më të mëdha. Nevoja për të ndërhyrë është e domosdoshme, dëmshpërblimi është mëse i domosdoshëm.

Është detyrim i qeverisë shqiptare të marrë masat e menjëhershme për vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e asaj që është produkti bujqësor tashmë i shkatërruar në këto njësi administrative.

Në vitin 2018, kemi patur një situate të ngjashme me ketë që kemi kaluar këto dite. Në vitin 2018 ne nuk kemi patur asnjë para të dhënë si dëmshpërblim për banorët. Në vitin 2018, ne bëmë të gjitha evidentimet por asnjë lek nuk u pagua pavarësisht se kjo u premtua.

Ne kemi pastruar teëgjitha kanalet e dyta dhe të treta kulluese, në të gjithë këto territore. Behet fjalë për 85% të sistemit të kullimit të pastruar nga Bashkia Shkodër. Me kalimin e lumenjve te kanalet kulluese dhe në tokat bujqësore gjithçka dëmtohet. Prandaj dëmshpërblimi për fermerët është mëse i nevojshëm. Nga ana tjetër Bashkia Shkodër kërkon të gjithë dëmshpërblimin për punën e realizuar për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta.

Investimet e domosdoshme të munguara duhet të alokohen në buxhetin e qeverise për hapjen e kanaleve të para kulluese gjë që nuk është bërë në këtë territor, është kompetence e Bordit të Kullimit dhe e Ministrisë se Bujqësisë. Prandaj ndërhyrja e koordinuar, sikurse e bën Bashkia Shkodër për ta mbështetur procesin e kullimit duhet të jetë vazhdimësi e investimeve qofte në kullim por edhe në të gjithë veprat mbrojtëse, të cilat që në vitin 2013 nuk janë realizuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme jo vetëm të bashkisë por sidomos të banoreve të këtyre zonave të përmbytura”, tha Ademi./Opinion.al

Etiketa: ademipermbytjetshkoder


Ju sugjerojmë

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

27 Janar, 2026 10:38 am
Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
Aktualitet

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

27 Janar, 2026 9:32 am
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë
Aktualitet

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

27 Janar, 2026 9:10 am
Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente
Bota

Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente

27 Janar, 2026 9:01 am
Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas
Kronikë

Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas

27 Janar, 2026 8:59 am
Para
Përmbytjet, Basha – Ramës: Po bën propagandë me fatkeqësinë

Përmbytjet, Basha – Ramës: Po bën propagandë me fatkeqësinë

COVID-19/ Rama: Vaksina falas, jo e detyrueshme për qytetarët

Rama: Basha dhe Meta duan të bëjnë komerdare Nusretin bashkë me Tiren

Tiranë/ Makina përplas efektiven e policisë rrugore

Tiranë/ Makina përplas efektiven e policisë rrugore
















TE FUNDIT

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
27 Janar, 2026

Pas një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit...

Lexo më shumë

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
27 Janar, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të...

Lexo më shumë

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
27 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën në Jerusalem, iu adresua sot Konferencës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, e...

Lexo më shumë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
27 Janar, 2026

Tregtarët e tregut industrial në Vlorë, edhe mëngjesin e kësaj të marte kanë dalë në një tjetër protestë. Kjo ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com