Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta,identifikohen 170 persona që mund të përballen me akuza kriminale

2021/01/13 at 8:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta,identifikohen 170 persona që mund të përballen me akuza kriminale

Prokurorët amerikanë thanë të martën se ata kanë identifikuar më shumë se 170 persona për akuza të mundshme penale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar dhe presin që numri të rritet më tej në javët e ardhshme ndërsa vazhdon një hetim masiv mbi protestën e dhunshme të mbështetësve të Presidentit Trump.


Ndihmësi Prokurori në detyrë i Distriktit në Uashington, Michael Sherwin u tha gazetarëve se ndaj më shumë se 70 njerëzve tashmë janë ngritur akuza në kryeqytetin Uashington, ndërsa prokurorët po vazhdojnë punën për ngritjen e akuzave ndaj të paktën 100 të tjerëve.

“Kjo shifër mund të rritet, mund të arrijë në qindra (numri i personave ndaj të cilëve do të ngrihen akuza)”, tha zoti Sherwin gjatë një konference shtypi mbi hetimin federal të protestave të dhunshme në të cilat humbën jetën pesë njerëz, duke përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit.

Ndërkohë, udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se mbështetësve të Presidentit Donald Trump që sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara duhet t’u ndalohet udhëtimi me avion. Ai i quajti ata që ishin në turmë kryengritës të cilët përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe duhet të futen në një listë ndalimi të udhëtimit me avion.

“Ne nuk mund t’i lejojmë të njëjtët kryengritës të hipin në një aeroplan dhe të shkaktojnë më shumë dhunë dhe më shumë dëme”, tha senatori Schumer në një konferencë shtypi. Demokrati nga Nju Jorku pritet të bëhet udhëheqës i shumicës në Senat pasi partia e tij të marrë kontrollin.

Hetimi federal mbi ndërhyrjen vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Trump po intensifikohet.

Prokurori Sherwin tha se ai ka krijuar një ekip pune me prokurorë të lartë të sigurisë kombëtare dhe anti-korrupsionit për të ngritur akuza më serioze për kryengritje dhe komplot kundër disa protestuesve të dhunshëm. Dënimi për këto lloje akuzash mund të arrijë deri në 20 vjet burg.

Shkalla e veprimit kriminal në një zonë, nga shkelja e thjeshtë e hyrjes së paligjshme në zonën e mbrojtur, vjedhja e postës deri te sulmi ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit, është i pashembullt, tha prokurori Sherwin. Në shumë raste, agjentët e FBI-së janë mbështetur në akuza më të vogla për të bërë arrestime. Me akuzat e ngritura, tha zoti Sherwin, prokurorët tani mund të padisin të pandehurit për çështje më serioze. Një juri e madhe federale në Uashington dëgjoi disa orë prova të paraqitura nga prokurorët në raste të shumta krimi që përfshinin zotërimin e një pajisjeje shkatërruese dhe zotërimin e një arme sulmi gjysmë-automatike, tha zoti Sherwin.

Steven D’Antuono, ndihmës drejtori përgjegjës i zyrës së FBI-së në Uashington, u tha gazetarëve se FBI-ja ka marrë më shumë se 100,000 informacione fotografike dhe filmike nga publiku pas protestës së dhunshme. D’Antuono tha se FBI-ja është “në mënyrë aktive” duke konsideruar shtimin e emrave të të dyshuarve në listën federale të ndalimit të udhëtimeve me avion, siç ka sugjeruar senatori Schumer.

Protesta e dhunshme shpërtheu pasi mijëra mbështetës të Presidentit Trump të revoltuar nga pretendimet e rreme se zoti Trump kishte humbur zgjedhjet për shkak të manipulimit të votave, marshuan nga zona afër Shtëpisë së Bardhë drejt Kapitolit. Qindra protestues u futën në zonat që lidhnin Senatin dhe Dhomat e Kongresit, duke plaçkitur zyrat dhe duke u përleshur me oficerët e zbatimit të ligjit. Dhuna la pesë persona të vdekur, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit dhe një mbështetëse të Presidentit Trump, e cila u qëllua për vdekje nga policia.

Sulmi i parë i përmasave të mëdha të dhunshme ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në më shumë se 200 vjet ka çuar në një përpjekje të demokratëve për të ngritur akuza ndaj Presidentit Trump për nxitje të dhunës dhe ngriti pyetje serioze në lidhje me paaftësinë e agjencive të zbatimit të ligjit për ta parandaluar atë.

Etiketa: akuzaKapitolprotestashbazgjedhje


Ju sugjerojmë

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Para
Vaksina anti-COVID në Shqipëri, epidemiologu: Ruhet nga Policia…

Vaksina anti-COVID në Shqipëri, epidemiologu: Ruhet nga Policia...

Operacioni anti-drogë, Policia: 7 muaj hetime, ekzekutohen 22 masa sigurie

Youtube pezullon llogarinë e Donald Trump

Ishte në kërkim/Ish-kryetari i Qarkut Kukës nxjerr armën,lëndohen 5 policë

Abedin Oruçi nxori armën, efektivët e policisë u përplasën fizikisht me...
















TE FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
16 Nëntor, 2025

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një 31-vjeçari, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Klajdi...

Lexo më shumë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
16 Nëntor, 2025

Nga Aurenc Bebja “The Shepparton Advertiser” ka botuar, të martën e 31 gushtit 1943, në faqen n°2, një shkrim asokohe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com