Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e siguroi vaksinën për Shqipërinë? Rama: S’jam autorizuar ta tregoj

2021/01/11 at 11:56 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush e siguroi vaksinën për Shqipërinë? Rama: S’jam autorizuar ta tregoj

Ditën e sotme në Shqipëri do të nisë fushata e vaksinimit kundër COVID-19.


Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për vendin, kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat tha se vaksinat janë siguruar nga një vend i BE, por me kërkesë të këtij shteti nuk është i autorizuar që të publikojë emrin.

Po ashtu, kryeministri tha se “Nëse do të qëndronim në pritje të COVAX do të ishte ende në pritje dhe nuk dihet se sa kjo do të zgjaste.”

Pjesë nga fjala e kryeministrit

Ndjehem i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit, falë marrëdhënieve bilaterale, që janë kyçe në këtë proces të çuditshëm, ku faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE për t’u investuar në skemën e Covax ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimit me Covax të Shqipërisë dhe plot vendeve të tjera jashtë BE, nëse do të qëndronim në pritje të Covax do të ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje. Për këtë arsye ne jemi angazhuar me kanale të tjera intensivisht, ja kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në Nju Jork Pfizer dhe të hapim me ta një kanal negociatash intensive të vështira, për shkak të pamundësive objektive. Njëkohësisht kemi hapur katër kanale të tjera bilaterale me katër vende të tjera. Vaksinimi që kemi sot është i kanalizuar me një vend të BE, që nuk jam i autorizuar ta bëj me dije. Meqë është thënë gabimisht se ky vend është Greqia, mund t’iu them që jo nuk është. Jemi në kontakt, sepse ne i kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji, duke filluar nga java e tretë e janarit me kompaninë Pfizer, por qëllimi ynë është që të rrisim kapacitetin vaksinues, duke rritur prurjet e vaksinës Pfizer dhe me shpresë së shpejti duke hapur rrugën dhe për vaksinën AstraZeneca. Është lënë në diskreticionin e vendeve anëtare të BE, që të ndërtojnë marrëdhënie bilaterale me vendet joanëtare për sigurimin e vaksinës. Për çmimin nuk ka negociata, pasi është i njëjtë për të gjithë. Ka kanale ku veprohet me këmbim, pra një vend ka nevojë të garantojë më shumë doza në X kohë dhe një vend tjetër ja krijon mundësinë që këto doza t’i garantojë me shkëmbim. Pra, në momentin që vendi i parë i merr këto doza, i kthen ato në një moment të dytë, kur ka më shumë. E vetmja gjë është se nuk lëviz çmimi. Ky është një fakt i zhdërvjelltësisë sonë diplomatike dhe i aftësisë sonë për të bërë atë që duhet, duke shfrytëzuar kapacitetet tona diplomatike, por edhe respektin që kemi kërijuar këto vite te partnerët tanë. Patjetër, është fakt që në një garë lypësash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë./ Opinion.al

 

 

Etiketa: covid-19edi ramashqiperiVaksina


Ju sugjerojmë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
Kronikë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

15 Nëntor, 2025 2:01 pm
Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
Kryesore

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

15 Nëntor, 2025 12:40 pm
Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Para
Durrës/Basha-qytetarëve: Ministrat në restorantet më luksoze të Emirateve

Durrës/Basha-qytetarëve: Ministrat në restorantet më luksoze të Emirateve

A do ta bëjë kryeministri vaksinën? Flet Rama

A do ta bëjë kryeministri vaksinën? Flet Rama

Vaksina/ Pse na ndihmoi shteti i BE? Rama: Se më keni mua kryeministër

Vaksina/ Pse na ndihmoi shteti i BE? Rama: Se më keni mua kryeministër
















TE FUNDIT

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
15 Nëntor, 2025

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”,...

Lexo më shumë

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
15 Nëntor, 2025

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur turin e dëgjesave me qytetarët për prezantimin e projektbuxhetit 2026, kryetari...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atentatin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando...

Lexo më shumë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com