Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trump të shkarkohet para përfundimit të mandatit”,ç’do të ndodhë të hënën

2021/01/10 at 6:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodh nëse Trump do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë?

Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuese që njoftuan se do të parashtrojnë artikujt e fajësimit duke filluar që nga e hëna.


Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornisë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër Trump, shkroi në Twitter se artikujt mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakort.

“Situata me këtë president të marrë mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i çekuilibruar ndaj vendit dhe demokracisë tonë,” tha zonja Pelosi të premten.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka liruar një herë më parë presidentin Trump nga akuzat dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .

Udhëheqësit demokratë të Kongresit gjithashtu i kanë bërë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të kërkojë aktivizimin e amendamentit të 25-të, i cili ofron një mënyrë alternative dhe mbase më të shpejtë për ta hequr presidentin nga detyra. Zoti Pence nuk është përgjigjur por është njoftuar se u ka thënë kolegëve të tij se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

Miratuar në vitet 1960, Amendamenti i 25-të i Kushtetutës amerikane lejon transferimin e përkohshëm të pushtetit nga presidenti tek nënpresidenti nëse presidenti është i paaftë, me miratimin e shumicës së kabinetit të tij. Por analistët thonë se ai variant mund të jetë i vështirë për t’u aktivizuar me vetëm disa ditë të mbetura në presidencën e zotit Trump.

“Është gjithashtu shumë e vështirë në një situatë kur presidenti nuk është në koma apo fizikisht i paaftë për të bërë detyrën sepse sipas Amendametit të 25-të, pasi të aktivizohet, presidenti mund ta njoftojë Kongresin se ai është në gjendje të marë përsëri kompetencat e zyrës së tij”, tha John Hudak, një hulumtues i vjetër në Institutin Brookings.

Një numër i madh i ligjvënësish demokratë – dhe disa republikanë – kanë shprehur mbështetje për largimin e zotit Trump nga detyra ose kanë dënuar veprimet e tij.

Senatori i Pensilvanisë Patrick J. Toomey bëri thirrje të dielën që presidenti Trump të jap dorëheqjen.

Senatorja Lisa Murkowski nga Alaska u bërë senatorja e parë republikane që kërkon një veprim të tillë.

“Dua që ai të japë dorëheqjen,” i tha ajo gazetës Anchorage Daily News. “Dua që ai të largohet. Ka shkaktuar mjaft dëme”.

Senatori i Pensilvanisë, Pat Toomey nuk pranoi të shtunën në kanalin Fox News të angazhohej për të votuar në favor të shkarkimit të Trumpit, megjithëse ai kishte “kryer shkelje që mund ta shkarkonin”. Megjithatë, Senatori i Nebraskës, Ben Sasse, i tha kanalit CBS Neës se ai patjetër që do të konsideronte të votonte pro fajësimit.

Por udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se ai nuk e mbështet fajësimin.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se Trumpi nuk ishte i aftë për të kryer detyrën, por ai nuk pranoi të mbështeste thirrjet e demokratëve që ai të fajësohet për herë të dytë. Zoti Biden tha se situata do të ishte ndryshe nëse Trump nuk do të largohej nga posti në më pak se dy javë./VOA

Etiketa: MANDATshkarikmtrump


Ju sugjerojmë

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë
Bota

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

4 Shtator, 2025 10:15 am
SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

4 Shtator, 2025 9:44 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Para
COVID-19, Shifra rekord në SHBA, mbi 16 milionë të infektuar

Mbi 18 mijë të infektuar me COVID në Itali, regjistrohen 361 viktima

COVID-19/ Greqia hap kufijtë, si do të udhëtohet drejt shtetit helen

COVID në Greqi/ Regjistrohen 445 raste të reja dhe 36 viktima

Video/Nga Rama tek Basha e Berisha, si u komentua darka e Dubait

Video/Nga Rama tek Basha e Berisha, si u komentua darka e Dubait
















TE FUNDIT

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
4 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu nxnësit për vitin e ri shkollor. Në një postim...

Lexo më shumë

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
4 Shtator, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga...

Lexo më shumë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor pritet të thotë 'fjalën e fundit' për betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com