Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës.
Raportohet se mbi 20 fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike. Problemet me energjinë vijojnë prej 24 orësh në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh. Në këtë situatë grupet e punës së OSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia elektrike./ Opinion.al