Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/Shënohet rasti i parë i reaksionit të fortë nga vaksina Moderna

2020/12/26 at 11:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/Shënohet rasti i parë i reaksionit të fortë nga vaksina Moderna

 Një mjek në Boston zhvilloi një reaksion të rëndë alergjik disa minuta pasi mori vaksinën e kompanisë Moderna kundër koronavirusit.

Husein Sadrzadeh, një onkolog në Qendrën Mjekësore të Bostonit, i cili ka alergji të rëndë ndaj midhjeve, pati një reagim të ashpër pak minuta pasi u vaksinua, duke ndjerë marrjë mendsh dhe rrahje të shpejta zemre.

Mjeku tha se disa minuta pas vaksinimit, pulsi i tij shkoi në 150 rrahje në minutë, pothuajse sa dyfishi i norms, gjuha iu mpi dhe u mbulua nga djersë të ftohta, ndërkohë që presioni i gjakut ra.

Sadrzadeh përdori injeksionin e epinefrinës që kishte me vete për shkak të alergjisë dhe u transportua me barelë në dhomën e urgjencës, ku iu dhanë ilaçe të ndryshme, përfshirë edhe steroidet. Katër orë më vonë, ai u largua në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes ai deklaroi se ishte shëruar plotësisht, njofton Cnn.

Mjeku informoi Modernan dhe sistemin kombëtar të monitorimit të sigurisë së vaksinave. David Kibbe, një zëdhënës i spitalit, konfirmoi se mjeku ishte vaksinuar me vaksinën Moderna të Enjten.

Ai tha në një deklaratë se Sadrzadeh “ndjeu një reaksion alergjik dhe u lejua të injektojë epinefrinën vetë”. Ai u dërgua në dhomën e urgjencës, ku gjendja e tij u vlerësua, me kujdes u monitorua dhe u largua.

Zëdhënësi i Moderna Ray Jordan tha se ekipi i sigurimit mjekësor të kompanisë do të shqyrtojë çështjen. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se informacioni mbi reagimet ndaj vaksinave të reja do të publikohet javën e ardhshme në faqen e internetit të agjencisë.

Vaksinimet me vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna të koronavirusit tashmë janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Agjencitë federale po hetojnë të paktën gjashtë raste të njerëzve që kanë zhvilluar anafilaksi pasi janë vaksinuar.

Pas rasteve të para të raportuara të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, CDC kishte këshilluar që si kjo vaksinë ashtu edhe vaksina Moderna mund të mos jenë të përshtatshme personat me alergji ndaj përbërësve të vaksinës.

Njerëzit me alergji të tjera duhet të bëjnë vaksinën dhe të presin 15 minuta para se të largohen nga qendra e vaksinimit, tha CDC. Kushdo që ka një histori alergjike ndaj një substance, duke përfshirë një vaksinë tjetër ose një ilaç të injektuar, duhet të monitorohet për 15 minuta shtesë./Opinion.al

Etiketa: alergjikModernareaksion

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
Aktualitet

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

7 Korrik, 2025 9:31 am
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
Aktualitet

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

7 Korrik, 2025 9:22 am
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?
Bota

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

7 Korrik, 2025 9:11 am
Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe
Aktualitet

Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

7 Korrik, 2025 9:00 am
Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!
Aktualitet

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

7 Korrik, 2025 8:56 am
Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…
Aktualitet

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…

7 Korrik, 2025 8:47 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

7 Korrik, 2025 8:43 am
Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus
Bota

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

7 Korrik, 2025 8:39 am
Para
Zbulohet “fast-food” 2 mijë vjeçar në Pompei

Zbulohet “fast-food” 2 mijë vjeçar në Pompei

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 27 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2020

TE FUNDIT

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme. Aty është pritur nga kryetari i bashkisë...

Lexo më shumë

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
7 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025 “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144,...

Lexo më shumë

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
7 Korrik, 2025

Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025. Operacioni po zhvillohet në të...

Lexo më shumë

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
7 Korrik, 2025

Për Shqipërinë përafrimi me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian mbetet një ndër sfidat më të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com