Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama tregon largimin nga PD: Nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër

2020/12/24 at 9:51 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tregon largimin nga PD: Nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, pjesëmarrjen e tij në një nga mbledhjet e para të Partisë Demokratike dhe largimin prej saj, pas një diskutimi me Gramoz Pashkon.

Rama ka treguar se ai nuk ndodhej në Tiranë në momentin e lëvizjes së dhjetorit, pasi ndodhej në një ekspozitë në Korfuz, ndërsa në vazhdim pohon se ajo çfarë ka caktuar hyrjen e tij në jetën politike është vdekja e të atit.  “U angazhova sepse im atë vdiq atë ditë. Në çdo ditë tjetër po të kish vdekur nuk do isha këtu sot”, tha Rama.

Pjesë nga intervista

Rama: Të nesërmen që u hap ajo dreq ekspozite, që ishte ekspozita ime e parë jashtë, kam lënë tim atë aty. Jam nisur dhe kemi ardhur me makinë nga Igumencia deri në Kakavijë. Dhe kishte ardhur im vëlla bashkë me Dash Pezën. Tim vëlla e kish zënë makina dhe kur arritëm në Fier u kujtuam që Olsin e kishim lënë në Tepelenë. Kam ardhur vonë nga darka, ora 6-7. Dhe më çuan tek ajo salla, ishte një dhomë atje, dhomë konvikti. Janë atje më thanë dhe shkuam. Ishte i ndjeri Gramoz Pashko, atë pashë të parin.

Fevziu: Ti e njihje.

Rama: E njihja. “Urdhëro – tha – çfarë do”? Sikur s’më njihte. I thashë unë jam Edi Rama, kam ardhur për këtë punë. Dhe aty ndërhyri ky figura, që unë ja kisha dëgjuar emrin. Dhe në fakt talleshim me ato shkrimet e tij, të Saliut.

Fevziu: Në fakt ishin shkrime që kishin një kurajo jo të vogël.

Rama: Ishte shumë komunist për të qenë i marrë seriozisht. Sepse ishte ajo pjesa që mundohej të thoshte Ramzi Alia që këtu mund të ketë zëra që mund të flasin. Ishin disa nga këta që i kishin marr si…. nejse…

Dhe thotë:  O, po ky le të vijë se na duhet për fushatë se është i zoti i gojës, Saliu.  Ata po formulonin një deklaratë që ishte e para deklaratë e PD-së së sapoformuar për disa ngjarje në Shkodër.

Ramiz Alia i kishte bërë copë, huliganë.

Ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë. Preçi po lexonte tekstin. Dhe në një moment unë i them: Ku jam këtu, ça është kjo? Është njësoj si me e pas shkruajt Ramiz Alia. Jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se nuk mund t’u themi huliganë që kanë thyer xhamat se janë të gjithë njerëz që janë rrahur për 50 vjet.

Në atë moment Gramozi shkretë thotë: ça propozon ti? Dhe unë i them: Luftë me Ramiz Alinë.

Dhe Gramozi thotë: Jo thotë, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garant i këtij procesi dhe PD nuk do vendosë kandidat kundër Ramiz Alisë, do jetë kandidat i përbashkët. Ndërsa ti, nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër. U çova dhe ika. Leka Meksi më vuri këmbën, se ishte tek dera dhe më tha: Mos ik. Thashë dhe nja dy fjalë dhe ika.

Fevziu: Doje të angazhoheshe në PD?

Rama: Nuk doja të angazhohesha në asnjë parti. Doja të angazhohesha me Partinë Demokratike në funksion të një gjëje për të cilën luftoja. Unë s’e konceptoja dot që të merresha me një gjë tjetër veçse me art.

Fevziu: Ndërkohë që ishit kontestues i së majtës 6 vite më pas zgjodhët të majtën…

Rama: Nuk isha kontestues i së majtës, por i partisë së punës dhe atyre që ndërruan xhaketën brenda 24 orësh.

Fevziu: Ishit kritik dhe ironik edhe i atyre të PS që dolën nga Partia e Punës.

Rama: Patjetër, edhe i atyre që ndërruan xhaketën brenda 24 orësh dhe u bënë antikomunistë si Saliu me shokë. Kam qenë kritik me të dyja palët dhe nuk e kam patur asnjëherë idenë që do përfshihesha me politikë.

Fevziu: Pse u angazhuat në vitin 1998?

Rama: U angazhova sepse im atë vdiq atë ditë. Në çdo ditë tjetër po të kish vdekur nuk do isha këtu sot. Ka qenë një humor i universit, kur i thonë. Im atë ndërroi jetë në 11 Prill dhe koinçidoi me momentet kur Fatos Nano po bënte qeverinë e re. Erdha për funeralin e tij me një biletë vjatje – ardhje./Opinion.al

Etiketa: PDramaramiz Alia

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Rama: E ëndërroj momentin kur nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin

Rama: E ëndërroj momentin kur nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin

Rama flet për njohjen me Metën: Iliri është njeri me hënë

Rama flet për njohjen me Metën: Iliri është njeri me hënë

Rama flet për Berishën: Lidership karizmatik

Rama flet për Berishën: Lidership karizmatik

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com