-U tha në Opinion

Rama flet për Berishën: Lidership karizmatik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 24/12/20 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-Kryeministrin Berisha një lidership karizmatik, që ka arritur të jetë dominant në politikë.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” Rama tha se Berisha është shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Fevziu: Po me Berishën që e keni patur konstante përplasjen, çfarë mendimi keni? Jo duke e parë si kundërshtar politik.

Rama: Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim, jo si mjet për të arrit qëllimin. Kjo e ka penguar jashtëzakonisht shumë…

Fevziu: A i njihni ndonjë gjë pozitive Berishës?

Rama: Në aspektin e punëve, vështirë. Në aspektin e metodës, vështirë. Në aspektin e lidershipit, po.

Fevziu: Ç’do me thënë në aspektin e lidershipit?

Rama:  Ka qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.

Pra është shumë më tepër strategjik se sa taktik, në aspektin e natyrës së lidershipit dhe kjo e ka bërë që të jetë dominant në një periudhë të gjatë në partinë e tij, por të jetë dominant edhe në këtë periudhë të historisë e madje të ketë dominancë edhe kur nuk ka patur pushtet./Opinion.al

Pas