Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë sot një viztë në familjen e Klodian Rashës, të riut që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie.
Në këtë vizitë Çuçi ka qenë i shoqëruar nga shefi i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku, dhe zyrtarë të tjerë të policisë .
Bledi Çuçi erdhi në detyrën e Ministrit të Brendshëm, pasi Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pas protestave që nisën në vend, pas vrasjes së 25-vjeçarit./Opinion.al