Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër, duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë lokalë.
Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë Partia Demokratike, e cila i kërkon Prokurorisë dosjen e plotë 184 si dhe vendimin e saj për këtë çështje. Më pas, do t’i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.
Kërkesa është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.
“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD./Opinion.al