Pasditen e djeshme Rrësheni u trondit nga një tjetër atentat me armë zjarri prej të cilit humbi jetën Anton Keli, 51 vjeç.
Mësohet se Keli është qëlluar me armë zjarri sapo ka zbritur nga makina e tij, ndërsa ka ecur i plagosur për disa metra drejt një marketi për të kërkuar ndihmë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur pronari i marketi, Petrit Reçi, i cili është dhe personi i fundit që ka komunikuar me Anton Kelin para se ai të humbte jetën.
Pronari i marketit tregon se Anton Keli ka shkuar në marketë dhe i ka thënë që është plagosur dhe më pas ka humbur ndjenjat.
Ka qenë Petrit Reçi që njoftoi policinë për atentatit ndaj Anton Kelit, ndërsa shton se nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë nga të këtij atentati.
“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s’kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm “jam plagosur te makina”.-tha Petrit Reçi për mediat.
Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ende nuk ka një person të arrestuar, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes./ Opinion.al