Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi është kapur duke transportuar tre emigrant të paligjshëm.
Mësohet se në pranga ka rënë K. Z., banues në Gjirokastër. Arrestimi i të riut u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al