Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunimi i selisë së PS, Beqaj dhe Balla: Autorët Berisha, Meta dhe Basha

2020/12/12 at 4:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunimi i selisë së PS, Beqaj dhe Balla: Autorët Berisha, Meta dhe Basha

Pas dhunimit që iu bë selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, në vendngjarje kanë shkuar socialistët, Taulant Balla dhe Ilir Beqaj.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se ky është një sulm i nxitur nga PD e LSI, porositur gjithashtu nga Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

Ndërkaq, Balla shtoi se rekrutimi i të rinjve dhe minorenëve në protestë është bërë nga LSI.

“Jam i bindur se çfarë ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve, pasi shkdoranët janë simbol i demokracisë. Ka ardhur nga PD që po e përdor Shkodrën për qëllime të ndyra politike dhe me ta është edhe Ilir Meta. Sulmi është një sulm i porositur nga Tirana dhe ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq edhe Lulzim Bashën që s’ka mundësi të ndërhyjë në këtë urdhër. Nuk jemi sot për të parë selinë e dëmtuar të PS-së, sepse PS nuk është një seli, është forca më e madhe politike në Shqipëri, dhe nuk ka dyshim që do të fitojmë në 25 prill. Këtu jemi për të denoncuar këtë skenar dhune që nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete. Ne socialistët i shprehim ngushëllimet tona familjes sepse një punonjës nuk përfaqëson Policinë e Shtetit, i cili po ndëshkohet për krimin që ka bërë. Ky është standardi dhe krahasimi ynë me ata. Në 2011 nuk zbatohej urdhri i prokurorisë për të arrestuar ata që kishin kryer vrasjet. Monika Kryemadhi është rekrutuese e minorenëve, i bëj thirrje të heqi dorë dhe prindërve që të mos i lejojnë. Prokuroria ka bërë verifikimet dhe ne nxisim t’i shkojnë deri në fund. Kjo protestë është iniciuar nga PD dhe LSI në Shkodër dhe nga Voltana Ademi”, tha Balla.

Të njëjtin linjë ka ndjekur dhe Beqaj, teksa ka theksuar se fëmijët janë duke u përdorur si “kamikaz” duke shtuar se veprimi i një polici nuk përfaqëson Policinë e Shtetit.

“Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit.  Ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim. Shkodra është e demokratëve dhe e socialistëve, por edhe mbarë shqiptarëve. Në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë më parë që ndodhi sot. Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë me vendosmëri. Ka kohë që Sali Berisha mburret se ka vrarë njerëz në bulevard më 21 janar”, përfundoi Beqaj./ Opinion.al

Etiketa: ballabeqajseli PSshkaterrimshkoder

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Komision për raportin e Dik Martit? Meta: Kërkojnë të përçajnë shqiptarët

Buxheti 2021, Meta: S’ka plan të qartë për mbrojtjen e biznesit

Ministri i Brendshëm serb provokon sërish shqiptarët

Ministri i Brendshëm serb provokon sërish shqiptarët

Ndërhyrjet për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Braçe: I neveritur…

Protestat e dhunshme, Braçe: Meta po i përdor fëmijët si Camorra

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com