Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh. Mësohet se një grua është gjetur e pajetë në liqenin e Banjës.
Sipas informacioneve viktima është rreth moshës 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.
Referuar të dhënave, gruaja e pajetë është identifikuar me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al